Vllaznia barazon në Lushnjë, Partizani mund Besën

0
163

Jurges Veizaj

Vllaznia, pas surprizës që bëri me Tiranën, duket se ngec në Lushnjë, duke barazuar me rezultatin 1 me 1 ndaj myzeqarëve, që kanë arritur të marrin një pikë mjaft të vlefshme ndaj shkodranëve. Ndërsa Partizani ka arritur të mund kavajasit me rezultatin 0 me 1, duke marrë tri pikë mjaft të vlefshme.

 

phpimageKanë përfunduar dje dy ndeshjet që kanë hapur siparin e sfidave të Superligës. Të dyja sfidat ishin mjaft me emocion, pasi lushnjarët prisnin Vllazninë, ndërsa Partizani ishte përballë provës me presidentin e ri. Ndeshja midis shkodranëve dhe lushnjarëve do të mbyllej me një barazim 1-1. Ndeshja mes skuadrës së Lushnjës dhe Vllaznisë u zhvillua në impiantin e ri të rikonstruktuar këtë vit. Sfida në “Roza Haxhiu” ishte mjaft e bukur dhe që pati aksione nga të dyja skuadrat. Një ndeshje ku spektakli si në shkallët e stadiumit ashtu edhe në fushë nuk mungoi pasi si Lushnja ashtu edhe Vllaznia treguan se e meritojnë kryesimin provizor të kampionatit. Loja u imponua nga vendasit deri në minutën e 7-të kur Tafili zhbllokoi ndeshjen duke ngrirë tifozët vendas. Djemtë e Agim Canajt morën zemër nga goli i parë duke krijuar edhe një tjetër rast të pastër me Hajdarin 13 minuta më pas por ky i fundit u bllokua nga portieri Spaho. Tre minuta më vonë, mbrojtësit kuqeblu nuk arritën të spastronin një top të ardhur në zonë nga goditja e këndit dhe Canka përfitoi nga një prekje e lehtë për të vendosur baraspeshën. Më pas do të ishte sërish Lushnja që me anë të mesfushorit Çimilli rrezikon portën e miqve. Fraksioni i dytë nis me një ritëm më të lartë nga shkodranët të cilët po kërkonin me ngul golin. Mjaftuan vetëm 60 sekonda që Shtubina të shënonte një gol që u cilësua i parregullt, ndërsa në minutën e 52-të ai që do të jepte golin ishte Hajdari. Lojtari shkodran do mund të kishte shënuar golin e dytë për skuadrën veriore, por një gjë të tillë nuk ia lejoi portieri Spaho. Sërish Vllaznia provoi me mesfushorin Kruja i cili driblon disa kundërshtarë por gjuajtja e tij në portë është qendrore dhe lehtë për tu pritur. Me këtë barazim, Vllaznia dhe Lushnja shkojnë në kuotën e 7 pikëve, duke i rrëmbyer përkohësisht Teutës kreun e klasifikimit, pasi durrsakët udhëtojnë të dielën në Shkodër për të sfiduar Kukësin.

Sfida Besa – Partizani

Partizani arrin që të thyejë heshtjen dhe të rikthehet te suksesi pas barazimit që pati me Bylisin në Tiranë ndeshjen e kaluar. Besa është mundur në shtëpi me një rezultat të ngushtë. Një gol i shënuar nga Aldo Mitraj në pjesën e dytë u ka dhënë të kuqve tri pikë mjaft të vlefshme në objektivin për të parritur në vendet e para në tabelën e klasifikimit. Duhet thënë që skuadra tiranase është përpjekur shumë dhe vuajti për të gjetur golin. Por më pas ata gjetën momentin për të shënuar golin e suksesit në Kavajë. Vendasit u hodhën menjëherë në sulm për të shënuar golin. Mirëpo përpjekjet nuk ishin të mira dhe nuk e shqetësuan portën e Partizanit. Goli i Mitrajt i ka dhënë qetësinë e duhur trajnerit Lika që më pas ka vendosur si duhet skuadrën në mbrojtje për të pritur fundin e ndeshjes. Skuadra tashmë është rikthyer fuqishëm në superiore dhe sivjet do të mund ta shohim në majat e klasifikimet, nëse vazhdon me këta hapa.

 

Renditja

1          Vllaznia                    7

2          Teuta                        7

3          Partizani                   7

4          Lushnja                    7

5          Bylisi                         4

6          Laçi                            4

7          Tirana                       4

8          Flamurtari                3

9          Kukësi                       3

10        Skënderbeu             3

11        Kastrioti                    3

12        Besa                            1

 

 

 

 

 

Ndeshjet e djeshme

BESA-PARTIZANI   0-1

Golat: Mitraj 61′

Gjyqtarë: E. Jorgji, R. Preça, Gj. Bori

 

LUSHNJA-VLLAZNIA  1-1

Golat: Canka 21′ / Tafili 13′

Gjyqtarë: L. Jemini, E. Bicaku, D. Myftari

 

Belgjika vrapon për të marrë shërbimet e Januzajt, FSHF nuk ka dërguar akoma ftesën

Januzaj sërish është bërë objekt i debateve se me cilën kombëtare do të luajë. Lojtari ka marrë një ftesë nga Belgjika, por që nuk ka dhënë akoma aprovimin nëse do të përshihet apo jo. Për të janë vënë në Belgjika, Shqipëria dhe Turqia (ka nënë turke), ndërkohë që ende nuk ka një interesim nga kombëtarja angleze. Ndoshta edhe vetë sportisti e pret një ofertë nga përfaqësuesja angleze, por për momentin qëndrimi i tij zyrtar është se nuk ka ndërmend të merret me skuadrat kombëtare të interesuara, por të fitojë një vend titullari te Mançester Junajtid, ku trajneri David Mojes i ka dhënë sinjale pozitive për ardhmërinë. Por nisur dhe nga ftesat e shumta që talenti ka marrë në rrjetet sociale në internet, pothuajse nga më shumë se 30 mijë tifozë shqiptarë, është tunduar dhe në ambiente të klubit anglez është shprehur se e tundon ideja për të luajtur për Shqipërinë dhe se ai e do suksesin me Shqipërinë. Por vetëm kaq, pasi familjarët insistojnë që ai nuk ka marrë një vendim të prerë për këtë çështje. Ofertën belge e ka refuzuar kategorikisht në fillim dhe opsioni për të luajtur me Shqipërinë mbetet. Familjarët kanë lënë mundësinë e hapur për të biseduar me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Ne e presim një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit, por deri tani ajo ka munguar. Ne e duam Shqipërinë dhe Adnani e do përfaqësuesen shqiptare, por nuk di të them se kë do të zgjedhë në fund. Për momentin jemi në pritje të ofertave konkrete”, – është shprehur xhaxhai i Adnanit, Nexhmedin Januzaj, një nga personat e afërt të lojtarit që aktivizohet te Mançester Junajtid

Ftesa që nuk po vjen nga FSHF
Problemi më i madh po ndodh me FSHF-në, e cila akoma nuk po i bën një ftesë. Duke u referuar edhe te deklaratat e De Biazit që tha se ne duhet që t’i ofrojmë talentit një projekt të mirë, tashmë pas dy humbjeve rresht duket se është nuk është momenti më i mirë për të provuar dëshirën e lojtarit. Në të vërtetë FSHF duhej të bëjë më tepër për të marrë nën gjirin e saj lojtarin e talentuar që ka dalë nga ekipet zinxhir të Anderlehtit, atje ku drejton ish-mbrojtësi i kombëtares Besnik Hasi. Por asgjë nuk është bërë nga asnjëra palë që ky mesfushor i spikatur të bjerë në “rrjetën” e FSHF-së e të luajë për skuadrat tona kombëtare të moshave. Pa pikë dyshimi talenti 18-vjeçar Adnan Januzaj mund të luajë që në këtë moshë si titullar për ekipin tonë kombëtar, por mungesa e ftesës nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit po e vonon edhe më shumë këtë proces. Vetë familjarët e Januzajt thonë se një ftesë e tillë nuk është bërë dhe duhet më parë që FSHF të marrë iniciativën për të bërë ofertën e saj, në mënyrë që familjarët dhe vetë sportisti ta vlerësojnë dhe shqyrtojnë atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency