Përgjigje Akademisë Serbe / Çabej: Ilirët që mbijetuan

0
263

Speciale/ Përgjigje simpoziumit “Ilirët dhe shqiptarët” të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve

 

220px-PerkrenareilireE pakuptueshme mbetet edhe menyra e arsyetimit qe perdor V. Popovici kur, duke pranuar se emrat e qyteteve mesjetare te Shqiperise jane praktikisht shqiptare, njekohesisht pohon pranine para shekullit XI te shqiptareve ne zonat ku ndodhen keto qytete. Por Popovici duhej te dinte se shumica a qyteteve mesjetare te Shqiperise kane qene qytete te lashta ilire. Keshtu, duke pranuar se emrat e qyteteve mesjetare ne Shqiperi jane shqiptare, ai implicit pranon se edhe emrat e qyteteve te lashte ilire jane “shqiptare”, d.m.th. kane evoluar ne perputhje me fonetiken historike te shqipes ose, sic thuhet, duke “kaluar neper gojen e shqiptareve”. Edhe vetem ky fakt, qe emrat e qyteteve ilire kane evoluar sipas ligjeve fonetike te shqipes, do te shpinte logjikisht ne nje konkluzion te kundert me ate qe mbron Popovici dhe kundershtare te tjere te autoktonise se shqiptareve, se shqiptaret banonin permbi lartesine 600 metra nga niveli i deti, derisa ato qytete pergjithesisht ndodhen nen ate nivel. Me kete, Popovici, pa dashur, ka argumentuar vazhdimesine iliro-shqiptare ne trojet e Ilirise Jugore (si mbi lartesine 600 metra mbi nivelin e detit, qe e pranon vete, dhe nen te derisa shumica derrmuese e qyteteve iliro-shqiptare ndodhen nen ate lartesi) para shekullit XI, qysh nga shekulli VII, kur iliret permenden per here te fundit si banore te ketyre qyteteve. Sepse, sado qe te perdhunohet arsyeja dhe logjika e thjeshte, nuk do te mund te kuptohet se si emrat “shqiptare” te qyteteve mesjetare te zones nen 600 m mbi nivelin e detit, te banuara (gjithnje sipas tij) nga sllave ne mesjeten e hershme, do viheshin nga nga nje popullsi “e romanizuar”, qofte edhe protoshqiptare, qe banonte mbi ate lartesi.

Se treti, metoda unidisiplinare e shqyrtimit te proceseve etnogjenetike, te cilat kerkojne detyrimishit shfrytezimin e te dhenave te shumanshme te disiplinave te ndryshme si arkeologjia, gjuhesia, historia, etnografia, antropologjia, arti, folklori etj.

Keshtu, p.sh. ne studimin e M. Garashaninit bie ne sy trajtimi i njeanshem arkeologjik i problemit, duke u perqendruar ne ndikimet ne kulturen materiale te ilireve, ndonese dihet se kulturat materiale te popujve fqinje ndikojne mbi njera tjetren, vecanerisht ne rajonet kufitare. Per fat te keq, pikerisht fiseve te disa rajoneve kufitare te Ilirise ky autor u mohon perkatesine etnike ilire vetem mbi bazen e te dhenave te kultures materiale, dhe kjo e shqyrtuar jo ne teresine e saj. Keshtu, bie ne sy, p.sh., qe autori le jashte shqyrtimit nje element teper karakteristik dhe me vlere te posacme njohese sic eshte helmeta ilire, e cila eshte perhapur ne tere territorin e mirenjohur te ilireve qe kufizohet nga detet Adriatik e Jon deri ne gjirin e Ambrakise e ne lindje nga pellgu ujembledhes i Moraves e i Vardarit drejt vargmaleve te Pindit. Studimet mbi prehistorine e ilireve i detyrohen shume gjuhesise dhe gjuhetareve te shquar e me fame boterore qe u moren me historine e ilireve e posacerisht te gjuhes se tyre. Ne studimin e Garashaninit pergjithesisht ato lihen ne heshtje, sikur te mos ekzistonin. Ai permend studimet e gjuhetarit jugosllav (kroat) Radoslav Katicic rreth antroponimise se ilireve, por ato interpretohen prej tij shtrember, sikur te provonin se dalmatet nuk jane ilire (!), nderkohe qe ne po kete seri konferencash Fanula Papazoglu i interpretoi ato, ashtu sic jane ne te vertete, si prova te perkatesise etnike ilire te dalmateve. Popovici e konsideron te mjaftueshme gjuhen latine te mbishkrimeve dhe onomastiken e disa kolonive romane ne bregdetin shqiptar per te arritur ne perfundimin se popullsia e ketyre qyteteve ishte italike dhe kufirin midis zonave te mbishkrimeve latine dhe greke ne territorin shqiptar e konsideroi, pa diskutim, si kufi ne jug te te cilit flitej greqishtja e ne veri te te cilit – latinishtja. Por lind pyetja: si do t’i interpretonte ai mbishkrimet osmane te shekujve XIV-IX ne Serbi dhe ne vende te tjera te Ballkanit, perfshire Shqiperine, ne qofte se do te zbatonte te njejtin kriter mbishkrimor? Mos, valle, duhet pranuar se serbet dhe popuj tg tjere te Ballkanit, duke perfshire shqiptaret, ishin bere bilinguale apo qe flisnin osmanisht e arabisht dhe kishin humbur gjuhet e tyre?

Duke zbatuar nje kriter analog, Popovici e konsideron aktivitetin misionar te Shen Klementit te Ohrit nder sllavet e ketij rajoni dhe formimin e qendrave fetare ne Gllavinice (Ballsh) e Deabolis (Devoll) si deshmi se nga fundi i shekullit IX sllavet ishin ngulur ne menyre solide midis Devollit dhe Vjoses1 (!?).

Lidhur me sa me siper duhet thene se autori futet ne nje cikel te panevojshem kur, pasi ka deklaruar se ne kete rajon kishte sllave perdor pranine e qendrave fetare te Gllavinices e te Deabolisit, si prove te pranise se sllaveve ne te. Mirepo, deduktimi i pranise se popullsise sllaveve nga dy qendra fetare qe u ngriten ne nje territor shqiptar gjate sundimit bullgar nuk ndryshon fare nga sikur te thuash se ndertimi i qendrave fetare ku sherbehej latinisht ne territoret e Britanise se Madhe e te Gjermanise ne antikitetin e vone e ne mesjeten e hershme, provon pranine e popullatave kompakte latine ne ato territore. Le te mos harrojme se veprimtaria misionare ne asnje periudhe e per asnje fe monoteiste nuk eshte kufizuar brenda etnise e madje as vetem brenda shteteve te cileve u perkisnin misionaret.

Popovici trajton nga pikepamja e tij edhe problemin e mikrotoponimeve sllave ne Shqiperi dhe te dhenat arkeologjike rreth kultures se Komanit. Por ai le menjane shqyrtimin e makrotoponimeve te Shqiperise, te cilat jane elementi me i rendesishem gjuhesor kur vjen puna per te arritur ne perfundime te besueshme rreth perkatesise etnike te banoreve te saj. Dhe dihet mire se jo vetem gjuhetaret shqiptare, por edhe shumica e studiuesve te huaj kane argumentuar se makrotoponimet e Shqiperise provojne lidhjet e shqipes me ilirishten dhe vazhdimesine iliro-shqiptare. Ai le pa perfillur edhe te dhenat etnografike, antropologjike, dhe folklorike qe jane paraqitur nga autore shqiptare e te huaj dhe qe gjithashtu flasin per ate vazhdimesi.

Se katerti, paraqitja e hamendjeve ose e dyshimeve si fakte historike dhe mungesa e referencave per ngjarje hipotetike qe paraqiten si fakte. Keshtu, p.sh. Bozhidar Ferjancici ben fjale per te dhenat e Anonimit ne shekullin XIV-XV se shqiptaret, d.m.th. iliret, ne Epir banonin ne malet e pllajat, kurse qytetet banoheshin nga greket dhe e interpreton kete si fakt historik te nje diaspore shqiptare ne Epir. Ai flet per nje deshmi te Tuqididit qe, sipas tij, provon “perdorimin e emrit te ilireve si emertim i pergjithshem i fiseve te bregdetit jonian nga fundi i shekullit V”. Por ai nuk jep as burimin e kesaj deshmie te rendesishme lidhur me nje koncept te lashte helen mbi iliret qe paraqitet ne simpozium, as opinionin e tij ne se ishte korrekt identifikimi i banoreve te Epirit me iliret e lashte. Ne te vertete, Anonimi shkruan:

“Ne gjithe ate vend (Epir – N. B.), ne krahina bregdetare banonin greke, kurse ne ato me siper dhe ne brendesi, si ne te kaluaren edhe tani banojne barbare”.

“Edhe tani i gjithe ai vend (Epiri) banohet ne menyre te shperndare e nga grupe te vegjel dhe ne fshatra nga shqiptaret, popullsi ilire”.

Greket e lashte kishin kolonizuar jo vetem bregdetin e vendeve fqinje si Epiri, por edhe te shume vendeve mesdhetare te Evropes, Afrikes e Azise. Me qe kolonite, perfaqesojne grupe emigrantesh te nje populli qe vendosen m territorin e nje populli tjeter, edhe vetem prania e kolonive greke ne Epir provon pa diskutim se Epiri banohej nga nje popullsi jo greke, “barbare” dhe qe fliste nje gjuhe te pakuptueshme, andaj jo greqisht, sipas historianit grek te lashtesise, Tukididit. Greket e lashte, si dhe ne sot, kuptonin me koloni ngulimet greke qe ata themelonin ne vendet e huaj a, nder te cilat ishte edhe Epiri. Edhe sikur te injorohej njoftimi i nje historiani te madh grek si Tukididi, se epirotet nuk flisnin greqisht, vetem fakti qe greket ngriten koloni ne Epir duhej t’i mjaftonte Ferjancicit per te kuptuar se Epiri ne ate kohe nuk banohej nga popullsi greke. Interpretimi i deshmive te mesiperme te Anonimit eshte i thjeshte: ne Epir banonin shqiptare, te cilet si pasardhes te ilireve, kane qene vendas ne ate rajon. Mangesia e burimeve del akoma me e ndjeshme vecanerisht ne studimin e hollesishem te Garashaninit, kur ai pretendon se mbi bazen e te dhenave arkeologjike dhe te te dhenave gjuhesore del qarte se liburnet, japodet e mbase dhe dalmatwt nuk jane ilire (qe eshte dhe konkluzioni i ri dhe me i cuditshem i tij).

Se pesti, interpretime politike te problemeve shkencore, qe shpien shpesh ne dhunim te etikes shkencore. Ne kete kategori mund te futen, nder te tjera, pohimet e Fanula Papazoglu se “shqiptaret kerkojne te zgjerojne sa te jete e mundur kufijte e djepit te kombit shqiptar e me kete qellim shpallin me buje prejardhjen ilire te dardaneve”. Nderkohe, ne rrethet shkencore dihet mire se shqiptaret nuk jane te paret qe i kane konsideruar dardanet si ilire; ky ka qene opinioni mbizoterues ne te gjithat kohet, duke filluar me historianet e lashtesise greke dhe romake, me shume se 2000 vjet me pare. Me tej ajo shkruan se gjuhetari i shquar jugosllav (kroat) Radoslav Katicic ne kolokiumin e Tiranes “mundi t’i kenaqte mikpritesit e tij” duke thene se perhapja territoriale e antroponimise ilire perputhet thuajse saktesisht me zonen gjuhesore te shqipes se sotme dhe pertej saj zgjerohet per te perfshire territorin e republikave jugosllave te Malit te Zi, te Kjoacisc, te Bosnje-Hercegovines e te Serbise. Autorja nuk ngurron te shkoje me tej ne argumente jashteshkencore propagandistike duke cilesuar Dyseljene si autor albanofil.

Ketyre shfaqjeve joakademike le t’u shtojme edhe zemerimin Popovicit ndaj veprimtarise shkencore ne fushen e ilirologjise “te historianeve dhe gjuhetareve gjermane, se duhej te pritej rreth tete shekuj pas permendjes se pare te shqiptareve qe

“iliret e ringjallur, kete radhe te kthyer ne shqiptare, nga gjuhetaret erudite te dale nga universitetet me te mira gjermane”

Me tej ai ben fjale per shkencen shqiptare qe i nenshtrohet u “presioneve te ushtruara nga shteti”.

Kurse Sima Cirkovic, ne menyre jo fort te percaktuar dhe me pak se akademike, flet per “stereotipa negative te shqiptareve”.

Eshte per te ardhur keq qe shprehje dhe qendrime te tilla jashteshkencore, qe sigurisht e nuk kontribuan per ngritjen e nivelit te simpoziumit, nuk ishin perjashtime, per te mos thene se ishin lajtmotivi emocional qe pershkoi studimet e paraqitura. Po kjo fryme u ndje edhe ne “Konsideratat perfundimtare” te Milutin Garashaninit, drejtues i punimeve te simpoziumit, ku ai akuzoi shkencen shqiptare se

“ne vleresimin e materialeve perfundimet jane nxjerre pa nJe vleresim kritik te fakteve. Ato jane inkuadruar ne pohimet e shpallura me pare, te unifikuara, me pikepamjet zyrtare ku faktet jane komentuar ne nje menyre subjektive”.

Me tej me nje stil me shume gazetaresk se sa akademik, duke folur per dijetaret shqiptare, i akuzon ata se kane marre persiper nje detyre ne sherbim te politikes zyrtare, qe duke u nisur nga identifikimi i ilireve me shqiptaret dhe nga nje territor i mbivleresuar i ilireve te nxjerrin argumente historike ne te mire te aspiratave shqiptaromadhe”. Une do t’ia le lexuesit te interesuar qe, duke lexuar kete liber te arrije vete ne nje konkluzion se sa e perligjur, ose kujt i perket, akuza se

“Cdo gje qe bie ne kundeshtim me ate, kalohet thjeshte ne heshtje ose hidhet poshte paraprakisht dhe si e gabuar, pa ndonje diskutim te meparshem dhe pa argumente te kunderta”.

 

 

Pse u ndalua botimi në ‘88, e mbron Demiraj

“Ilirët që mbijetuan” është punimi i Nelson R. Çabejit si përgjigje që autori i dha në vitin 1988 simpoziumit për prejardhjen e shqiptarëve organizuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve në vitin 1986 dhe botuar në vitin 1988 në serbisht dhe frëngjisht, në vëllimin me titull “Les Illyriens et les Albanais”, Beograd, 1988. Punimi u dorëzua për botim në shtëpinë botuese “8 Nëntori” në gusht 1988, por botimi i tij u ndalua nga Komiteti i Kulturës dhe Arteve me gjithë recensionin pozitiv të prof. Shaban Demirajt.

Punimi botohet sot, botimet “Fan Noli”, esencialisht sic u paraqit për botim në atë kohë dhe është bazuar në rezultatet e deriatëhershme të kërkimeve në fushat e gjuhësisë, historisë, arkeologjisë, etnografisë dhe antropologjisë shqiptare e të huaj, duke përfshirë atë jugosllave.

Punimi vlerësohet ende aktual, pasi lëvizja kundër autoktonisë së shqiptarëve “ende paraqet të njëjtat argumente dhe përdor të njëjtën metodologji nënstandarde”, thuhet në parathënie. Më tej vazhdohet se “qysh prej tre shekujsh prejardhja e gjuhës shqipe dhe e shqiptarëve u bë objekt i hetimit shkencor në të cilin morën pjesë dhe kontribuuan dhe autoritete madhore të shkencës e kulturës botërore, duke filluar nga G. V. Lajbnici (1646-1716) e J. G. Herderi (1744-1803), deri te indoevropianistë të mëdhenj si Franc Bop (1791-1867), Holger Perdesen (1867-1953), Paul Kreçmer (1866-1956) etj. Dijetarë e studiues arbëreshë si Nikollë Keta (1740-1803) dhe Engjëll Mashi e më vonë studiues të Rilindjes Kombëtare Shqiptare si Sami Frashëri, u morën dhe dhanë kontribuuan rëndësishëm në këtë fushë”. Sqarohet se paralel me këtë, e në procesin e argumentimit shkencor të autoktonisë së shqiptarëve, si rrjedhim i një “heshtjeje” të burimeve të shkruara për historinë e shqiptarëve nga shekulli VI dhe XI, janë paraqitur edhe pikëpamje që i paraqesin shqiptarët si një popull që erdhi në trojet e sotme dikur në mesjetë.

Në evolucionin e saj, kjo pikëpamje e ka zhvendosur në mënyrë të përsëritur “Atdheun e hershëm” të shqiptarëve nga siujdhesa Apenine, në Kaukaz, në Siujdhesën Britanike deri në disa zona më të afërta në Ballkan (Traki e lashtë, Transilvani, Dalmaci etj.). Përpjekjet e zgjatura, thuajse dyshekullore, për të gjetur ndonjë provë në të mirë të kësaj pikëpamje aloktonike, për të gjetur gjurmë të ardhjes së shqiptarëve në trojet e tyre të sotme dhe të hershme, kanë dështuar plotësisht.

“Sado e çuditshme që mund të duket këmbëngulja për t’u gjetur shqiptarëve një atdhe jashtë Shqipërisë, duhet pranuar se ajo është akoma e gjallë, është një realitet që nuk të injorohet. Edhe pse e hedhur poshtë shkencërisht, nuk mund të thuhet se kjo pikëpamje ka vetëm interes “arkival”. Ndër përpjekjet për ta mbajtur të gjallë atë pikëpamje, më e fundit është simpoziumi “Ilirët dhe shqiptarët”, organizuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve në Beograd, pa pjesëmarrjen e studiuesve të huaj”.

Nelson R. Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton në pjesën veriore të Nju Xhersit, SHBA. Profesor Nelson Çabej ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit. Ai arriti në idenë themelore për rolin qendror të informacionit epigjenetik në zhvillimin dhe evolucionin e botës së gjallë rreth 12 vjet më parë. Tashmë ka një teori, që mban emrin e tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency