Jurges Veizaj
Skuadra e kuqe ka arritur që të dalë fitimtar ndaj shkodranve që kanë provuar edhe njëher që janë në krizë
Kavajsit në fushën e tyre nuk kanë arritur që të përfitojnë dhe e kanë mbyllur me barazim sfidën ndaj djemve të Dedes
Kanë mbaruar dje edhe sfidat e mbetura të javës së Superligës së Shqipërisë. Sfida shumë të rëndëishme që vinin përballë njëra tjetrës skuadra që gjithmonë kanë lënë historinë në sfidat e tyre. Dy nga sfidat e luajtura ishin dhe ato midis Vllaznisë dhe Partizanit. Ndërsa në kavajë u luajt sfida ndaj Besës dhe Kastriotit. Të dyja sfidat vinin përballë skuadra që po përjetojnë emocione por në skaje të ndryshme. Nga njëra anë gjenden Partizani dhe Besa që po luftojnë fortë për tu futur në zonën evropiane. Kurse në skajin tjetër gjendet Kastritoti dhe Vllaznia. Shkodranët si kurrë më parë këtë sezon janë në një kërcënim mjaft serioz për të rënë nga kategoria. Një skuadër që nuk po nxjerr karakterin që ka pasur gjithmonë dhe problemet në menaxhimin e saj, e ka çuar ekipin me mjaft tradita në një rrugë “qorre”. Kastrioti ndërkohë nuk ka pasur kurrë forcën për të treguar superioritet, dhe kalendari i vështirë e ka nxjerrë skuadrën krutane në fund të tabelës duke mos i lënë asnjë rrugë zgjidhje.
Vllaznia-Partizani
Vllaznia ka dështuar edhe në fushën e vetë. Kësaj radhe kundra Partizanit që ka siguruar një tre pikësh mjaft të rëndëishëm. Një ndeshje që edhe mund të mos humbej nga skuadra shkodrane. Kjo pasi i ka pasur të gjitha në dorë. Mirëpo një verpim i portierit i ka nxjerrë në një problem të madh skuadrës së tij. Gardiani ka goditur me këmbë lojtarin e skuadrës kundërshtare. Një veprim ky që është parë nga gjyqtari Jorgji që ka akorduar 11 metërsh për ekipin e Partizani. Skuadra e Sampaio është treguar e pagabueshme duke marrë një triumf të rëndësishëm. Pranë topit ka qënë Nexhipi që ka shënuar dhe ka çuar skuadrën e tij në avantazh. Kështu Vllaznia do të shkonte drejt dhomave të zhveshjes me 10 lojtar. Edhe pjesa e dytë nuk do të kishte një paraqitje të mirë për shkodranët. Kjo pasi të luash ndaj Partizanit me më pak lojtarë në fushë nuk është e lehtë. Asgjë nuk shkon mirë në këtë sfidë dhe në fund ndeshja u mbyll në favor të skuadrës kryeqytetase. Ekipi shkodran ndërkohë nuk ka arritur që të marrë një fitore që i nevojitej shumë për vazhdimsinë. Vllaznia arriti që të merrte një barazim ndaj Kukësit. Një një pikësh që më shumë kishte vlerë emocionale sesa e lëvizte në tabelë. Kjo pasi pas atij rezultati kërkohej që të merrej tre pikëshi. Mirëpo gabimi i Vujadinoviç ka prishur gjithçka dhe ka qënë e pamundur që të merrej një rezultat pozitiv. Tashmë ekipi drejtohet nga Selimaj, por akoma nuk po arrihet diçka. Nga antjetër Partizani theu edhe një tabu me fitoren e marrë në shkodër. Një fitore që mungonte prej vitesh, por Sampaio ka arritu ta thyejë këtë.
Besa-Kastrioti
Besa e Kavajës nuk ka arritur që të përfitojë nga faktori fushë për të fituar ndaj Kastriotit. Duke parë edhe nivelin e skuadrës krutanë në letër nuk ka qënë e vështirë për Besën. Kjo pasi ekipi verdhezi po shpreson që në këtë sezon të shkojë lart. Zona evropiane nuk është larg dhe paraqitjet e bëra deri më tani kanë treguar që skuadra ka luajtur mjaft mirë dhe nëse vazhdon kështu mund të ketë sukses. Dy ndeshjet e fundit ekipi kavajas nuk ka pasur shumë fat. Në ndeshjen ndaj krutnave,Besa ishte shumë afër disfatës. Mirëpo gjithçka do të ndryshonte pas futjes së Mancakut. Lojtari do të tregohej mjaft pozitiv për skuadrën e tij dhe do arrinte që të shënonte duke i rrëmbyer një fitore skuadrës së Dedes. Nga ana tjetër Kastrioti vazhdon të mbetet në vendin e fundit. Ndeshja ndaj Dedes ishte një sfidë prove shumë vendimtare për vazhdimësinë në kampionat dhe dhe i duhej një sukses për të shpresuar. Favori për skuadrën e Kastriotit qëndron që javën e ardhshme do të kthehet në fushën e vetë. Aty ku do të ketë mundësi që të marrë pikët e plota ndaj lushnjarve.





