Ronado rinovon me Real, kthehet ne lojtarin më të paguar

0
147

Jurges Veizaj

Ylli i galaktikve Kristiano Ronaldo ka rinovuar me skuadrën madrilene kontratën e re. Me jë kontratë që do të zgjasi deri në vitin 2018 duket se portugezi do ta mbylli karrierën në skuadrën madrilene. Paga prej 17 milionë euro e kthen në lojtarin më të paguar.

 

CR7-e1379133652117Ishte viti 2009 kur Kristiano Ronaldo u transferua nga Mançester Junaitid në drejtim të Bernabeu, për shifrën 96 milion eurosh. Me këtë trasnferim ai u kthey në lojtarin më të shtrnjtë shitur ndonjherë duke kaluar Zidanë. Akoma arrin që ta mbajë rekordin. Këto vite kanë qënë një kohë e mrekullueshme për lojtarin i cili ka dhënë maksimumin duke e shlyer të tërë besimin që i është dhënë. Lojtari kryesor që ka arritur të shënojë 148 gola. Një shifër që është befasuese por “monstra” Cr7 nuk arrin të ndalet. Këtë merkato u shtuan zerat se ai mund të largohej për të shkuar përsëri drejt djajve të Mançester por gjithçka u duk si një spekullim. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe ylli Ronaldokanë nënshkruar sot zyrtarisht kontratën e re, e cila do ta lidh CR7 me “Los Blancos” deri në vitin 2018. “Kristiano do të luajë për Real Madridin në pesë vjetër e ardhshëm. Ai është dhe do të jetë përgjithmonë madrilen”, ka thënë bosi i klubit spanjoll. Ndërkohë, edhe CR7 dha përshtypjet e para pas rinovimit të kontratës: “Është privilegj për mua të vazhdoj në këtë shtëpi. Jam mjaft i lumtur. Është një ditë mjaft e veçantë për mua. Paratë nuk ishin gjëja më e rëndësishme, pasi ato nuk i kam pasur kurrë prioritet. Nuk më intereson nëse jam lojtari i parë apo i tretë më i paguar në botë. Unë vetëm po ndihem mirë”, theksoi 28 vjeçari, i cili do të jetë 33 vjeç kur t’i skadojë kontrata. Me këtë rast, ai i dha fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm tek Mançester Junaitid. “Mançesteri është e kaluara ime. Tashmë, kjo është shtëpia ime”, vazhdoi Ronaldo, i cili kishte kontratë me Realin deri në vitin 2015. Kristiano Ronaldo do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, një më shumë se ylli i Barcelonës Lionel Messi.

Debutimi Bejl

Gareth Bejl e pati një debutim ëndrrash me Real Madridin. Ylli uellsian shënoji në ndeshjen e parë me ‘Los Blancos’, në barazimin 2-2 ndaj Villarrealit, në ndeshjen e djeshme në “El Madrigal”. Por, nëse kthehemi katër vjet prapa, vit kur erdhi ylliportugez në La Liga, debutimi i tij ka qënë më magjik. CR7 arriti të shënojë vetëm 35 minuta pas futjes së tij në fushë. Ndërkaq, ish yllit të Totenham, iu deshën 38 minuta, për t’iu gëzuar golit të parë në fanellën madrilene. Carlo Ancelotti i gëzohet golit të Gareth Bale dhe startit më të mirë të mundshëm të karrierës së tij me Real Madrid, edhe pse Los Blancos u ndalën në barazim 2-2 me Villarreal. Blerja prej 100 milionë euro nga Tottenhami luajti takimin e tij të parë me klubin e ri dhe ia shpërbleu besimin trajnerit Ançelotti me një gol, rezultat i krosimit të Carvahal. Ançeloti deklaroi  “Jam i lumtur që Bejl shënoi golin e tij të parë për Realin. Eshtë diçka e madhe për të. Luajti në një takim që ishte i vështirë për të gjithë. Bejl reagoi mjaft mirë në fushë, duke patur parasysh që kjo ishte hera e parë që luante përkrah Ronaldos”, deklaron Carlo Ançeloti. Tekniku italian foli i kënaqur edhe për debutuesin tjetër, mesfushorin Asier Illarramendi, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë të takimit nga Khedira, në të njëjtin moment kur Bejl doli për t’i lënë vendin Di Marias.”Mendoj se Bejl dhe Illarramendi shkuan mjaft mirë, ndonëse vuajtën pak në fillim. Nuk i lashë 90 minuta në lojë sepse kjo ishte e pamundur që në takimin e tyre të parë, por mund të them se debutimi për ta ishte pozitiv”, u shpreh tekniku italian i “Los Blancos”.Vëmendja sërish te Diego Lopez, i cili jo vetëm po lë Iker Kasijas në stol, por po fiton gjithnjë e më shumë pikë falë disa stopimeve fantastike, që vlerësohen edhe nga Ançelotti.”Diego reagoi shumë mirë, është inteligjent dhe luajti shumë mirë. Nuk e di nëse shpëtuam prej tij nga disfata, por ndoshta me pak më shumë kujdes mund të kishim fituar sepse kaluam në avantazh dhe lojën e kishim më të lehtë për ta menaxhuar”, përfundoi Ançeloti. I pyetur në fund se si ndihen Kasijas dhe Lopez për alternimin mes tyre në kampionat dhe Çampions, Ancelotti shuajti çdo dyshim, duke thënë se në skuadër ka harmoni dhe mes dy portierëve nuk ka asnjë problem.

 

 

Samer kritkon lojtarët: Boll u fshehët pas Guardiolës

Pavarësisht triumfit 2-0 në shtëpi ndaj Hannover 96, Drejtori Sportiv i Bayern Munchen shpërtheu në një lum kritikash, që kishin si shënjestër lojtarët të cilët nuk po japin më të mirën e tyre. Në intervistën për një televizon gjerman, Matthias Sammerkërkoi nga ekipi të mos fshihet pas Guardiolës, por të ndryshojë sjellje dhe ta reflektojë atë në fushë.”Kjo situatë duhet të ndryshojë. Bëjmë lojë letargjike dhe pa emocion. Nuk mund të vazhdohet kështu. Mungon pasioni në atë që bëjmë. Punojmë shumë por kjo nuk mjafton. Në 14 muaj kemi fituar 5 tituj. Franck Ribery u shpall lojtari më i mirë në Europë dhe ndoshta do të fitojë edhe Topin e Artë”, u shpreh Sammer.Për drejtuesin 46-vjeçar të bavarezëve, ekziston tendenca që çdo gjë t’i faturohet ndryshimeve si pasojë e ardhjes së Guardiolës, diçka që në mënyrë absolute, ai nuk e pranon më si justifikim.”E nisëm nga zero me një trajner të ri. Të gjithë mundohen të fshihen sadopak pas Guardiolës. Nuk më pëlqen të dëgjoj më rreth sistemit apo ndryshimeve që kanë ndodhur. Çdo ditë flitet për Guardiolën lart e poshtë dhe në fund të gjithë bëhemi më pak përgjegjës dhe themi: Le të fshihemi pas tij. Na mungonniveli i lojës që kërkojmë, na mungon ai 5% që na çon më lart”, vijoi drejtuesi bavarez.Pas kritikave pa dorashka, me Bayernin që renditet i dyti në kampionat me dy pikë më pak se Dortmundi, Sammer pret reflektim nga lojtarët për sfidën e radhës, që është me rusët e CSKA Moscoë të martën në Çampions Ligë.

 

Vidal pranon fajin: E kappa topin me dorë

Në përfundim të takimit të djeshëm në San Siro, mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, autori i golit të barazimit, ka folur për episodin e dyshimtë ku “Zonja e Vjetër” pretendonte penallti, duke treguar: “Nuk ishte 11-metërsh. Topin e preka me dorë, përndryshe do të ishtepenallti”, theksoi lojtari kilian për mediat italiane. Vidal më tej ka vijuar të thotë: “Interi luajti një takim shumë të mirë, duke i interpretuar me përpikëri detyrat e Mazzarrit. Në pjesën e parë ishim superiorë ne, ndërsa në të dytën Interi, ndaj mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Goli? Sigurisht që jam i lumtur që arrita të shënoj, por nuk jam aspak i kënaqur, pasi doja që ta fitoja takimin, Maxarri? Është një trajneri shumë i mirë, më ka bërë përshtypje. Të njëjtën gjë mund të them dhe për Interin, që në këtë sezon do të jetë një rival shumë i fortë për titull”. Në fund lojtari shton: “Tani duhet të kthejmë sa më shpejtë faqe dhe të mendojmë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku është tepër e rëndësishme që ta fillojmë me këmbën e mbarë këtë kompeticion”, u shpreh Vidal.

 

El Sharai në qeshor drejt Totenham

I larguar nga skemat e Alegrit ddhe më pas drejt infermerisë për shkak dëmtimi. Duket se El Sharai po bën gati valixhet për tu shpërngulur diku tjetër. Tashmë largimi I lojtarit në qeshor mund të jetë edhe më afër pasi gjërat nuk janë si më parë. Sipas tabloidit “The People” mundet që italaini të nisi negociatat me londinezët e Totenham. Mendohet se tashmë Totenham ka mjaftueshëm para dhe mund të investojë pjesën e fundit të parave të mbetura nga shitja e Bejl për faraonin. Vilas Boas mund ti ofrojë djajve një shifër prej 25 milion euro dhe , milani nuk do mund t’i rezistonte kësaj shifre duke pasur parasysh problemet financiare që po vuan ekipi këto kohë. Ajo që e bën edhe më të mundshëm këtë transferim është edhe deklarata e Alegrit para ndeshjes me Torinon. “ Baloteli ka nevojë për një pyke si Matri ose Pacini” u shpreh tekniku italian. Kjo frazë nënkupton edhe më mirë se mesfushori nuk i nevojitete më skuadarës për rolin që ka. Mbingarkimi i repartit sulmues e ka nxjerë jashtë loje talentin. Shifra prej 25 milionë eurosh nuk mund të lihet nga Galiani i cili po mundohet që të shtojë buxhetin e skuadrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency