Arsenali Eliminimi nga skuadra që vlen 8000 £ ka irritur tifozët

0
146

Pas eliminimit të turpshëm nga Bredfordi në çerekfinalet e “Capital One Cup”, Arsen Venger ka marrë në mbrojtje skuadrën. Por tifozëve u ka sosur durimi, pasi eliminimi me penallti nga një skuadër e Ligës së Dytë angleze ka prekur krenarinë e një skuadre që luajti me 11 titullarë në fushë. I vetmi lojtar nga 11-shja e Bredfordit që është blerë nga klubi, është Xhejms Hanson, i cili ka firmosur për 7.500 paund. Të gjithë lojtarët e tjerë: Djuk, Darbi, MekHjuxh, MekArdi, Xhons, Meredit, Tompson, Dojl, Atkinson dhe Uells kanë ardhur me parametra zero. Ndërkohë që “topçinjtë” luajtën me një skuadër që kushtonte 66.8 mln paund. Vetëm për Sheznin, Gibsin, Kokuelinin dhe Uilsherin, Venger nuk ka paguar asnjë qindarkë. Lojtari më i shtrenjtë në fushë ishte Santi Kazorla. Spanjolli ka kushtuar 16 mln paund. Por shefi ekzekutiv, Ivan Gazidhis, konfirmoi edhe një herë se tekniku 63-vjeçar e ka stolin e sigurt në “Emirates Stadium”, edhe pse ai po i afrohet vitit të 8-të pa fituar qoftë edhe një trofe të parëndësishëm. Venger gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me hierarkinë e klubit dhe ata nuk do ta shkarkonin kurrë, aq më tepër në mes të sezonit. Edhe trajneri është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet në këtë mënyrë nga Londra, ku ka punuar me përkushtim për 16 vjet me radhë. Gjithsesi, menaxheri pranoi se ai do ta rishohë pozicionin e tij në fund të sezonit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency