EKSKLUZIVE/ Dalin dokumentat,si u liruan aksionet e gruas së ish-deputetit në bankën “Credins”

0
287

 

Vetëm dy muaj pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur të lirojë aksionet në bankën “Credins” të Mirela Ndinit, gruas së ish-deputetit të PS, Alfred Peza, Agjensia e  Administrit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka urdhëruar lirimin e 523 mijë e 683 aksineve që zotërohen nga Ndini në këtë bankë.

Vendimi për lirimin e aksioneve është marrë në muajin shtator 2017 kur administratori i kësaj angjensie Artur Kala, ka urdhëruar Qëndrën Kombëtare të Biznesit të Biznesit.

Në dokumentacionin që siguron “Kombinews” thuhet se:”…në datën 14 shtator 2017 administratori i pasurisë Skënder Methasani së bashku me përmbaruesin e Tiranës Pjetër Caka, kemi vajtur në objektin e ekzekutimit pranë Bankës Credins, bë zbatim të vendimit nr.80 datë 05.07.2017 të Gjykatës së Apelit për Krimeve të Rënda Tiranë.

Në ambjentet e Bankës Credins kemi kontaktuar me përfaqësuesit e kësaj banke Luiza Hoxhaj me detyrë zv/drejtoresha e Departamentit Juridik si dhe Valentina Prodanin me detyrë Drejtoreshë e Departamentit të Financave dhe kontabilitetit.Në praninë e grupit të punës u përpilua procesverbali i veprimeve përmbarimore mbi c’bllokimin e aksioneve pranë kësaj banke. Veprimet janë të pasqyruara në procesverbalin e veprimeve përbarimore të datës 14 shtator 2017 ku pasi u lexua u firmos nga të pranishmit..”.

Pavarësisht kësaj ish-gazetari dhe ish-deputeti Alfred Peza tashmë është marrë i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzën e Pastrimit të Parave.

Tashmë çështja kundër tij ndodhet në fazë gjykimi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Hetimet ndaj deputetit nisën pas publikimit në media të faktit që bashkëshortja e tij ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në nivelit të dytë në Tiranë, në mars të vitit të kaluar.

Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij Mirela Ndini gëzojnë një pasuri qindra milione lekë, para këto që ata pretendojnë se i kanë vënë falë punës së tyre disa vjeçare, ku njëri ka shërbyer në tregun mediatik dhe tjetri pjesë e aministratës së Ministrisë së Jashtme.

Hetimi i kryer nga Prokuroria ka nxjerrë zbuluar të gjithë asetet financiare të deputetit të PS Alfred Peza, ndërkohë që nga akti i ekspertimit kontabël, janë dhënë shifra shumë më të ulta nga ato që pretendon se ka deputeti Peza.

Sipas ekspertit kontabël pasuria neto, e cila është diferenca mes totalit të pasurisë dhe detyrimeve, rezulton të jetë në shumën 135.088.522 lekë.

Diferenca mes aseteve neto dhe të ardhurave neto për periudhën deri në datën 31.12.2015 është 84.142.557 lekë (asete neto – të ardhura neto: 135.088.522 lekë–50.945.965 lekë = 84.142.557 lekë).

Pra shuma 84.142.557 lekë përfaqëson vlerën e aseteve në pronësi të shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini, e cila nuk justifikohet me burimet financiare të njohura dhe të dokumentuara në dosjen penale.

Ky hetim ka nxjerë zbuluar dhe disa media të cilat nuk i kanë vënë në dispozicion prokurorisë dokumentat e kërkuara, për pagesat që kanë bërë për llogari të Alfred Pezës,gjatë kohës kur ishte kryeredaktor.

Marre nga KOMBINEWS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here