Punëtorët, të drejtat dhe detyrimet në punë

0
173

Vetëm Organizata Ndërkombëtare e Punës numëron më tepër se 180 konventa dhe 190 rekomandime të cilat mbulojnë të gjitha përmasat dhe aspektet e punës. Dokumenti më i rëndësishëm është Deklarata e Parimeve dhe të Drejtave Themelore në Punë, e vitit 1998

 

kosovatex_fabrika_e_pare_e_xhi_1Të drejtat në punë janë objekti i qindra deklaratave, konventave dhe rekomandimeve të mekanizmave të rëndësishëm si Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Këshilli i Evropës apo Komuniteti Evropian. Vetëm Organizata Ndërkombëtare e Punës numëron më tepër se 180 konventa dhe 190 rekomandime të cilat mbulojnë të gjitha përmasat dhe aspektet e punës. Dokumenti më i rëndësishëm është Deklarata e Parimeve dhe të Drejtave Themelore në Punë, e vitit 1998, deklaratë e pranuar gjerësisht nga vendet anëtare. Është detyrimi i vendit që të hartojë legjislacionin përkatës për të zbatuar dhe mbrojtur këto të drejta. Qeveria shqiptare i ka harmonizuar dhe pasqyruar më së miri këto parime në Kodin Shqiptar të Punës. Zyra e punësimit mund t’ju shpjegojë me hollësi të gjitha të drejtat tuaja sipas këtij kodi, sigurisht edhe përgjegjësitë që keni. Gjithashtu zyra e Organizatës Botërore të Punës në Tiranë do të botojë një udhëzues gjithëpërfshirës lidhur me të drejtat në vendin e punës dhe si zbatohen ato. Për një kopje drejtojuni zyrës së punës të rrethit tuaj. Vitet e fundit, po flitet dhe po shkruhet gjithmonë e më tepër për konceptin e një Vendi Pune të Drejtë, e cila është njëv filozofi, që duhet përqafuar nga të shoqëritë e të gjitha vendeve.

Detyrimet në punë

Punëmarrësi duhet të kryejë personalisht punën e ngarkuar me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje parashikohet e kundërta, pra kur ka një vendim të përbashkët me punëdhënësin apo kolegët. Punëmarrësi ka detyrimin të kryejë me kujdes dhe përgjegjësi punën që i ngarkohet. Punëmarrësi nuk është i detyruar të zbatojë urdhra dhe udhëzime të përgjithshme që bien ndesh me kontratën e punës dhe veçanërisht ato që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tij. Prandaj gjithmonë pyesni, këshillohuni me kolegë dhe flisni me punëdhënësin tuaj në se nuk jeni të qartë, në se nuk e kuptoni një udhëzim, apo në se mendoni se një detyrë e caktuar mund të jetë e dëmshme apo e rrezikshme. Punëmarrësi ruan me besnikëri interesat e ligjshme të punëdhënësit, përfshirë këtu ruajtjen e informacionit lidhur me krijimin e produkteve apo shërbimeve. Kjo përfshin edhe kujdesin për mosshpërdorim. Gjatë vlefshmërisë së kontratës dhe pas mbarimit të sa, punëmarrësi nuk duhet të kryejë asnjë punë të paguar nga të tretët që mund të dëmtojë punëmarrësin. Zakonisht kjo shprehet edhe konkretisht në kontratën e punës. Pra është vetë punëdhënësi i cili në kontratën e punës detajon cilat janë llojet e punëve apo aktiviteteve që mund ta dëmtojnë.

Koha e punës, pushimet

Kohëzgjatja normale e punës nuk është më shumë se 8 orë në ditë, ndërsa për të punësuarit nën 18 vjeç nuk mund të jetë më shumë se 6 orë në ditë. Kohëzgjatja e punës ë natës nuk duhet të jetë më shumë se tetë orë pa ndërprerje. Ligji thekson se personat nën 18 vjeç ndalohen të punojnë në punën e natës. Kohëzgjatja normale e javës së punës është jo më shumë se 40 orë. Zakonisht edhe kjo përcaktohet në kontratën e punës. Si rregull ndalohet puna në ditët e festive zyrtare, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe.

Siguria dhe shëndeti

Punëdhënësi duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit teknik për të shmangur aksidentet në punë. Punëdhënësi duhet të kujdeset për krijimin e kushteve higjienike si dhe për kushtet normale të vendit të punës; vendi i punës dhe të gjitha pjesët përbërëse të tij duhet të përshtaten me natyrën e punës.

 

Nokia i shet sektorin e celularit Microsoft-it

Dy vjet pasi lidhi fatin e tij me atë të software (program) të Windows Phone të Microsoft, një Nokia “e rrënuar” u shemb në krahët e software-ve gjigantë të SHBA, duke rënë dakord për të shitur biznesin e tij kryesor të celularit për 5.44 miliard euro (4.6 miliard paund). Nokia, e cila do të vazhdojë rrugën e tij si prodhues i pajisjeve të rrjeteve dhe mbajtës i patentave, dikur ishte prodhuesi kryesorë i celularëve në botë, por kishte kaluar kohë që kur Apple dhe Samsung dolën përpara saj me smartphones (celularë të teknologjisë së lartë) më të fuqishëm në tregun tepër konkurrues. Bosi kanadez i Nokia-s Stephen Elop, i cili drejtonte sektorin e biznesit të software-it të Microsoft-it para se të kalonte të Nokia në vitin 2010, tanimë do ti kthehet firmës amerikane si kreu i biznesit të pajisjeve celulare të saj. Ai po diskutohet si një zëvendësim i mundshëm për shefin ekzekutiv të dalë në pension të Microsoft Steve Ballmer, i cili po përpiqet të rikrijojë një program pa pagesë në firmën amerikane dhe kompani shërbimesh si Apple para se të largohet, pas përpjekjeve shkatërrimtare që ka bërë deri më tani për të konkurruar në pajisjet e celularëve. Gjatë tre viteve nën Elop, Nokia u përball me rënie në tregun e saj dhe çmimi i aksioneve të saj ra teksa investitorët parashikuan të bindur se strategjia e tij do të dështonte. Në vitin 2011, pasi shkroi një memo që thoshte se Nokia po mbetej prapa dhe se i mungonte teknologjia e duhur për të qëndruar në treg, Elop mori vendimin kaq shumë të përfolur për të përdorur ish-firmën e tij Windows Phone të Microsoft për smartphone, sesa software e vetë Nokias apo sistemin operativ aktual Android të Google-it. Nokia, e cila zotëronte 40 për qind të aksioneve të tregut të celularit në vitin 2007, tani ka vetëm 15 për qind të tregut, me një pjesë edhe më të vogël prej 3 për qind për smartphones. Shitja e biznesit të celularit nuk është kthesa e parë dramatike në historinë 148-vjeçare të një kompanie e cila ka shitur çdo gjë duke filluar nga televizorët e deri te çizmet e gomës. Por kjo u perceptua si një goditje e rëndë në vendin e tij të lindjes Finlandë, madje edhe në mesin e investitorëve më pragmatist, të cilët e gjykuan shitjen si shansi i fundit për të shpëtuar vlerën.

“Kam ndjenja të përziera, sepse unë jam një finlandez dhe si i tillë nuk mund ta pëlqej këtë marrëveshje. Ajo përfundon një kapitull në këtë histori të Nokia-s, tha Juha Varis, menaxher i lartë i Danske Capital fondi i të cilit zotëron aksione të Nokia-s. Nga ana tjetër, ka të ngjarë të ishte mundësia e fundit për ta shitur atë.

Varis ishte një nga shumë investitorët kritike ndaj vendimit të Elop për të gjykuar të ardhmen e Nokia në smartphones në Microsoft Windows, i cili u vlerësua nga kritikë të teknologjisë, por kurrë nuk u kuptua nga konsumatorët.

Pra, ky është rezultati: i gjithë biznesi për 5 miliardë euro. Kjo shifër është e papërfillshme në krahasim me historinë e tij”, – tha ai.

Finlandezët ‘vajtojnë’ rënien e ish-kampionit të tyre. Alexander Stubb, ministri i Finlandës për Çështjet Evropiane dhe Tregtinë e Jashtme, tha në Twitter: “Për shumë finlandezë duke përfshirë veten time, telefonat Nokia janë pjesë e asaj me të cilën ne u rritëm. Shumë nga reagimet e para ndaj marrëveshjes do të jenë emocionale”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency