Shtyhet deri në 18:00 procesi i votimit në Shkodër

0
97

Shtyhet deri në orën 18:00 procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Shkodër.

Gazetari Teodor Gjerga raporton se shtyrja e afatit me 1 orë është bërë për shkak të faksit në votime. Në këtë bashki janë rreth 5 mijë anëtarë të PD-së me të drejtë vote.

Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, një proces i tillë po zhvillohet edhe në 5 bashki të tjera të vendit.

Flamur Noka deklaroi për Euronews Albania se në fillim të javës do të zbulojnë edhe skemën për të zyrtarizuar kandidatët e tyre në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen më 6 mars në bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here