Talentet që presin të “gradohen”

0
120

 Marrë nga “Goal.com”

Faktori “T” është një nga ata që bën të paparashikueshëm fatin e një skuadre në një edicion. Nëse një ekip arrin që të “pasurojë” skuadrën me talente të reja, atëherë ka mundësi reale që të kalojë pritshëmërinë… gjithmonë nëse ata rriten siç duhet.

 

 

tumblr_mmkslfIeS91rdzik9o1_500Më poshtë do të keni mundësi që të njiheni me disa prej lojtarëve të rinj që presin t’u ndryshojnë “jetën” atyre që po u japin shansin e madh: të jenë pjesë e skuadrës së parë. Një privilegj të tillë nuk e ka kushdo. Pa dyshim që ai fitohet në fushat stërvitore, aty teknikët e skuadrave të ndryshme shkojnë për të “gjuajtur” ndonjë talent që do t’i bënte punë skuadrës së vet.

 

Serxhe Gnabri, Arsenal (18 vjeç/mesfushor)

Gjatë problemeve me rinovimin e Uollkotit një sezon më parë, Arsen Venger projektonte talentin gjerman me origjinë nga Bregu i Fildishtë si kandidatin më të mundshëm për ta zëvendësuar asin e tij. Është një lojtar direkt, me goditje potente dhe ka debutuar në Premier Ligë dhe Champions edhe pse sapo ka mbushur 18 vjeç.

 

Hoze Poco, Man. Siti (17 vjeç/sulmues)

Mund të quhet pa dyshim një goditje e menaxherëve të Mançester Sitit që i rrëmbyen Realit të Madridit një talent kaq premtues. Spanjolli nuk kishte hapësira në Madrid dhe zgjodhi të largohej. Ka një nuhatje vrastare përpara porte. Në ndeshjet e “NextGen” (Premier Liga e të rinjve), shënoi 5 gola.

 

Adnan Januzaj, Man. Junajtid (18 vjeç/fantazist/sulmues)

Pasi la përshtypje të shkëlqyera këtë fazë përgatitore në Azi, talenti me origjinë kosovare shpreson të jetë pjesë e skuadrës së Dejvid Mojesit këtë sezon. Me Barcelonën dhe Juventusin që kërkojnë ta “vjedhin”, Junajtid bën mirë që t’i ofrojë një kontratë të re sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Mitçell Vajser (19 vjeç/mesfushor dhe sulmues krahu)

Një vit me parë mediat gjermane shkruan për një nga transferimet më të zgjuara të Bundesligës. Kur Bajerni mori nga akademia e Këlnit Mitçell Vajserin, të gjithë folën për një nga lëvizjet më të zgjuara të drejtorit sportiv të sapoardhur, Matias Zamer. Siç dihej fare mirë, legjenda e Dortmundit kishte mbuluar në Federatën Gjermane të Futbollit një post delikat, atë të vëzhguesit të talenteve të reja. Por viti i parë në Bavari nuk ishte i ndritur për 19-vjeçarin që gjeti në rrugën e tij një teknik konservator si “Don” Jup Hejnkes. Ky i fundit, “timonieri” i Bajernit të tripletës, këshilloi stafin teknik që ta huazonin të riun tek ndonjë skuadër në nevojë. Kështu shansin për të “rritur” të riun e pati ekipi i Kajzerslauternit. Ndërkohë që sivjet çdo gjë ka ndryshuar. Siç dihet fare mirë Pep Guardiola adhuron të rinjtë dhe nuk mendon dy herë që ti lançojë ata edhe nëse në lojë janë tituj apo trofe të rëndësishëm. Kështu Vajseri nuk bën përjashtmin. Djaloshi duket se ka fituar besimin e teknikut katalanas që pas miqësores mes Bajernit dhe Sao Paolo deklaroi se: “Vajser më pëlqen shumë. Edhe pse luajti pak minuta luajti mjaft mirë. më pëlqen shumë sepsi ai është një lojtarë që interpreton shumë role”. Fjalë e Pepit janë më shumë se një konfirmimin për 19-vjeçarin që këtë edicionin me shumë mundësi do të mbajë numrin 23 tek bavarezët.

 

Andrea Petagna

“Audi Cup 2013”, kompeticioni që zhvillohet këtë vit mes Bajernit, Sao Paolos, Mançester Sitit dhe Milanit, ka qenë një “vitrinë” e mirë për të rinjtë që duan të rriten në grada. Përveç Vajserit në këtë kompeticioni ka rënë në sy edhe një tjetër talent që me shumë mundësi do t’i bënte mirë “kauzës” kuqezi. Flasim për sulmuesin e ri të Milanit Andrea Petagna. 18-vjeçari bëri dy ditë më parë një paraqitje të mirë në sfidën mes Milanit dhe Mançester Sitit. Ai qe autori i një nga tre golave që shënoi “djalli”. Kjo performancë duket se ka bindur drejtuesit e kuqezinjve që të rrisin në detyrë talentin e tyre. Pikërisht dje Adriano Galiani tregoi diçka më shumë rreth së ardhmes së Andreas: “Ai është lojtari ynë që ka më shumë kërkesa nga klubet e tjera. Të gjithë na vijnë dhe interesohen për shërbimet e Petagnas. Por unë dua të informoj të gjithë se ai është i pashitshëm, pasi i kemi bërë një kontratë për pesë vite”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency