Basha: Ne jemi politikanët e premtimeve të mbajtura. Do korrigjojmë të shpronësimet

0
164

-“Në besojmë tek zhvillimi i Tiranës, ne besojmë tek ëndrra evropiane e qytetarëve, ne besojmë tek projektet e mëdha dhe për këtë arsye ne i realizojmë ato”

-Bulevardi i ri do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do të sjellë risi të pangjashme në rajon nga ana arkitekturore

 

9899_605466179504567_1077518576_nKanë nisur dje punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, projektit më të rëndësishëm për kryeqytetin shqiptar.I premtuar nga kryebashkiaku Basha rreth 2 vite më parë, dje ky projekt nis zbatimin, duke sjellë një korridor të ri zhvillimi, punësimi dhe gjelbërimi për Tiranën. Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka cilësuar ditën e djeshme historike për të ardhmen e kryeqytetit shqiptar. “Sot (dje) jemi dëshmitarë të nisjes së transformimit më të madh të ndodhur ndonjëherë në qytet. Fillimi i punimeve të bulevardit të ri është një ditë historike, sepse kryeqyteti ynë rritet, fiton një gjymtyrë të re, sheh më mirë, thyen kufijtë dhe merr frymë më lirisht. Jam i lumtur që po hapim një korridor të ri zhvillimi për Tiranën, një korridor punësimi, nxitje të sipërmarrjes, si dhe një hapësirë të re të gjelbërimit, dhe argëtimit”, – u shpreh kreu i bashkisë. Kryebashkiaku Basha e konsideroi nisjen e punimeve, si përgjigjen më të mirë ndaj atyre që nuk e besuan këtë premtim të bërë dy vjet më parë. Basha theksoi se me vepra po dëshmojmë çdo ditë se jemi në shërbim të qytetarëve dhe nuk bëjmë premtime boshe. “Kur e shpallëm bulevardin e ri si prioritet strategjik, shumëkush ishte skeptik. Nuk e kam fjalën këtu për skeptikët e mbrapshtë që janë kundër zhvillimit e suksesit, por për ata qytetarë që me të drejtë dyshonin, pasi ishin mësuar me fjalë shumë e punë pak. Dhe ja ku jemi, bulevardi i ri po nis, po merr jetë! Ne kemi thënë se jemi ndryshe dhe ndryshe jemi. Puna jonë flet vetë, ne nuk jemi politikanë të fjalëve shterpë e të premtimeve boshe. Ne i shërbejmë qytetarit, sepse ky është misioni ynë”, – deklaroi kryetari i bashkisë.

Mijëra vende pune

Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës do të krijojë mijëra vende të reja pune, do të sjellë risi të pangjashme në rajon nga ana arkitekturore, do t’i shtojë gjelbërimit të qytetit një kurorë të çmuar me pemë të reja. Bulevardi i ri do të nxjerrë nga varfëria këtë pjesë të Tiranës, që ka qenë e margjinalizuar. “Në besojmë tek zhvillimi i Tiranës, ne besojmë tek ëndrra evropiane e qytetarëve, ne besojmë tek projektet e mëdha dhe për këtë arsye ne i realizojmë ato”, – u shpreh Basha.

Shpronësimet

Kryebashkiaku ka garantuar të gjithë banorët që preken nga shpronësimet, se zëri i tyre do të dëgjohet, sikundër garantoi se askush nuk do të mund ta pengojë realizimin e këtij projekti. “Sikundër sigurova përfaqësuesit e banorëve që preken nga shpronësimet për ndërtimin e bulevardit, i siguroj edhe sot (dje) se Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht do të dëgjojmë një për një çdo pretendim dhe do të korrigjojmë çdo shpronësim të bërë në parametra të pamerituar, në mënyrë që çdo familjar dhe çdo banor i bulevardit të ri të ndihet bashkaksioner i këtij projekti madhor të qytetit tonë, sikundër i siguroj ata që përdorin dhe keqpërdorin bashkëqytetarët, për të avancuar axhendën e tyre të bllokimit se nuk do ia dalin. Ky është vullneti i qytetarëve të Tiranës, i Tiranës moderne dhe evropiane dhe ne do të ecim përpara”, – u shpreh Basha. Kryebashkiaku ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre, në shndërrimin në realitet të këtij projekti, si Emirin e Kuvajtit, qeverinë e Abu Dhabit, Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabit e në veçanti mikun e çmuar të Shqipërisë, Princin Abdullah, Emirin e Shtetit të Katarit, qeverinë shqiptare e në veçanti kryeministrin Berisha, për mbështetjen e gjithanshme që i dha këtij projekti, studion prestigjioze ndërkombëtare Grimshaw Architects, qytetarët e Tiranës të cilët u bënë pjesë e vendimmarrjes me opinionet e tyre si dhe stafin e Bashkisë së Tiranës. Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri është Copri – Construction Enterprises LLW. Kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajsh.

 

Somario

Lulzim Basha: Jemi dëshmitarë të nisjes së transformimit më të madh të ndodhur ndonjëherë në qytet. Fillimi i punimeve të bulevardit të ri është një ditë historike, sepse kryeqyteti ynë rritet, fiton një gjymtyrë të re, sheh më mirë, thyen kufijtë dhe merr frymë më lirisht

 

CEZ: Ja zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike

CEZ Shpërndarje ka bërë me dije se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Në njoftimin për shtyp CEZ-i thotë se për shkak të defektit në fiderin C2 do të ketë edhe kufizime. CEZ bën me dije se do të ndërpritet energjia elektrike në rrugët “Ali Baushi”, “Qemal Stafa”, “Sadi Petrela” dhe “Ramiz Treni”. Ndër të tjera CEZ-i njofton se po punohet për riparimin ne defektit më qëllim kthimin e energjisë elektrike. Sakaq një zjarr ka rrezikuar nënstacionin elektrik “Plasmas” në Lushnjë, duke detyruar kompaninë CEZ Shpërndarje të stakojë fiderat 6 kv. Për pasojë momentalisht kanë ngelur pa energji elektrike Bashkia e Lushnjës, komunat Karbunarë, Golem e Kolonjë. CEZ siguron se po punohet për rikthimin sa më shpejt të energjisë.

 

Ulen prurjet në Fierzë

Situata hidrike në liqenin e Fierzës është paraqitur ditët e fundit në kushte të papërshtatshme. Ka pasur një ulje të prurjeve gjë që ka shqetësuar specialistët e energjisë. Sipas të dhënave nga salla e komandës së hidrocentralit mësohet se prurjet e ujit tashmë kanë zbritur në 30 metra kub ujë në sekondë. Ndonëse në Fierzë derdhen dy lumenj, Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, kjo nuk ka ndikuar aspak në këtë periudhë të rrisë prurjet. Aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është 283 metra, ndërkohë që ky liqen nga një nivel maksimal prej 296 metra. Në kushtet e thatësirës niveli i ujërave të liqenit të Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e Komanit e të Vaut të Dejës, vazhdon të bjerë dhe specialistët thonë se përmirësimi mund të vijë vetëm me fillimin e stinës së reshjeve. Specialistët shprehen se nëse situata e thatësirës vijon do të krijohen probleme në furnizimin me energji, pasi niveli i Fierzës do të vijojë të bjerë dhe normalisht do të prodhohet më pak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency