Silvestre-Milan, Galiani tenton të dëshpërojë sërish “kushërinjtë” zikaltër

0
149

Marrë nga “Gazzetta.it”

Me kalimin e Matias Silvestres tek Milani, tifozët e Interit dridhen. Këtë efekt nuk ua shkakton vlera e lojtarit që preferuan t’ia jepnin Milanit, por vetë historia e të tilla ndryshimeve. Bota zikaltër ka frikë se Silvestre mos “transformohet” ashtu siç janë “transformuar” edhe disa lojtarë të tjerë në të shkuarën.

 

 

2209349633-silvestre-Transfer-news-Milan-signs-Silvestre-from-Inter-onPër të gjithë ata që kanë ndjekur nga afër Serinë A, një kalim i tillë nuk është shumë i lehtë, edhe pse flitet për një mbrojtës i cili në një edicion që luajti me Interin, nuk dha asgjë. Askush nuk mendon se kur ata të Interit i kanë dhënë “OK” lojtarit për t’iu bashkuar rivalëve të qytetit nuk janë “dridhur” një herë nga kujtimet e Pirlos dhe Sedorfit. Këta të dy janë vetëm maja e “ajsbergut” të Galianit që sa herë ka hyrë në bisedime me Interin, ia ka dalë të dëshpërojë zikaltrit.

Shkëmbimet famëkeqe

Pak polemika dhe shumë ironi shkaktoi shkëmbimi mes një lojtari të huaj që nuk arriti dot të tregonte veten tek Interi, si dhe një italiani të ri që premtonte shumë te Milani. Sedorf kur luante tek Interi ishte hija e vetvetes, ndërsa Koko te Milani konsiderohej pasardhësi i Paolo Maldinit. Nga ky shkëmbim sigurisht fitues ishin kuqezinjtë, pasi në vitet që do të pasonin, holandezi do të kthehej në “koleksionist trofesh” me kuqezinjtë, ndërkohë që Koko dështoi duke humbur gjurmët. Interi solli në Itali edhe Taribo Uestin, pa e ditur moshën e tij, por kjo doli në skenë pas disa vitesh. Pas eksperiencës tek Interi, lojtari kaloi te “Djalli”, ku u dëbua pas vetëm 4 ndeshjesh. Ndërsa kur kaloi nga zikaltrit te kuqezinjtë, Dario Simiç luajti edhe për 6 sezone të tjera. Më pas ishte radha e Ymit Davalasë, i cili u transferua me bujë tek Interi, por nuk luajti asnjë ndeshje. Një tjetër gazë e madhe do të ishte ajo që u bë me Pirlon. Mesfushori në fjalë u dërgua tek Rexhina, pasi Interi e konsideronte si “të humbur”. por “regjisori” në fjalë me të veshur fanellën kuqezi i tregoi botës se zikaltrit nga merkatoja nuk është se kuptonin shumë.

Rasti Fosati

Shkoi aq keq sa nuk patën kurajë ta bënin. Për të kompensuar Interin në fund të vitit Milani bleu tre të rinj, duke i paguar me çmim të lartë. Një prej tyre ishte edhe Marko Ecio Fosati, i rritur tek akademia milaneze. Në moshën 15-vjeçare ai kaloi tek Interi, ku u bë pjesë e përfaqësueses së Italisë U 17. Bëri një botëror shumë të mirë dhe refuzoi që ta zgjaste kontratën me zikaltrit, për t’u kthyer tek ekipi i parë i Milanit. Vitin e kaluar tek Askoli u shpall lojtari më i mirë i ri i Serisë B. Nëse Milani një ditë do ta thërrasë, ai s’do të gjente më në ekip idhullin e tij Pirlo, por Polin, një nga zikaltrit e fundit të mbërritur në “Milanelo”.

Tradhtia “fatale”

Më i famshmi nga të gjithë qe fenomeni Ronaldo. Kur erdhi te Milani nga Real Madridi, ishte kopja e shëmtuar e atij lojtari që shijoi Morati. Por edhe kopja e shëmtuar e një fenomeni prapëseprapë mbetet mbi nivelin mesatar të një lojtari, aq sa braziliani nga janari në qershor shënoi 7 gola në 14 ndeshje. Më pas u vra sërish, iu dëmtua tendina tjetër në gju dhe u mbyll një karrierë që tifozët zikaltër nuk e kanë pëlqyer fort. Ashtu siç nga ana tjetër nuk e kanë pëlqyer aventurën e Leonardos në stolin e Interit, eksperiencë jo shumë për t’u mbajtur mend, e cila u mbyll me një Kupë Italie përpara transferimit të brazilianit në Francë, për t’u bërë drejtori sportiv i PSG.

 

Dy herë Broki

Broki u aktivizua vetëm një sezon tek Interi. Ai ishte rritur tek akademia kuqezi dhe Milani e riktheu në bazë, duke e mbajtur për 6 sezone. Më pas mesfushori u transferua te Lacio, por pasi e mbylli karrierën si futbollist u rikthye te kuqezinjtë si trajner i të rinjve. Në skuadër Broki stërvit një talent të quajtur Haçim Manstur, i bërë i famshëm te Rexhiana, pasi bënte palexho edhe me qershitë. Por, 14-vjeçari ka luajtur edhe në akademinë e Interit dhe kalimi i tij te Milani, për çudinë e të gjithëve, shkaktoi më shumë polemika nga ç’kishin bërë paraardhësit e tij më të famshëm ndër vite.

Perëndim “kuqezi”

Kur Milani merrte lojtarë në fund të karrierës, të cilët nuk kanë lënë gjurmë, e ka bërë këtë duke i marrë me shumë pak para, duke paguar vetëm rrogat e tyre. Në rastin e Kristian Vierit, sulmuesi u pagua vetëm për 6 muaj, kundrejt 6 viteve që qëndroi tek Interi. Lojtari shënoi 103 gola me Interin dhe vetëm një me kuqezinjtë, përpara se të shpërngulej në Monako. Për 6 muaj ka qenë te Milani edhe Amantino Mansini, i cili te Roma realizoi 28 gola në tre vjet, ndërkohë që në dy vite e gjysmë te “Djalli” nuk arriti të shënonte as edhe një. Interi e bleu nga “ujkonja” për 13 milionë euro, çmim i ulët ky, sepse lojtarit i skadonte kontrata pas një periudhe prej një viti e gjysmë dhe kaloi te Milani në formë huazimi, me premtimin e bërë gojarisht se në fund të sezonit ai do të blihej nga “Djalli”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency