Merkato Lika – Muzaka, “krahë” fantazisë

0
145

Altin Vorpsi

Rrallëherë ndodh që në “tregun” shqiptar të merkatos së futbollistëve të gjesh “të lirë” futbollistë cilësorë si Gjergj Muzaka dhe Gilman Lika. Përveç talentit dhe shumë aftësive të tjera që i lejojnë të jenë nga më të mirët në Shqipëri, të dy këta sportistë ende nuk e dinë mirë se çfarë i pret

 

20080720195242_artikullGilman Lika dhe Gjergj Muzaka janë dy prej lojtarëve më cilësorë që merkatoja shqiptare ofron. Të dy luajnë në krah dhe që të dy kanë potencialin për të kthyer fatet e një takimi. Që të dy këta futbollistë kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: Lika dhe Muzaka për momentin nuk dinë ende se cilit ekip do t’i përkasin edicionit të ri futbollistik.

Muzaka

Pas afrimeve të bujshme nga presidenti, si Gilman Lika, Sefa apo Morina, por edhe dy kosovarët Abazi dhe Ejupi, tashmë pritet edhe një goditje e fundit e merkatos për ta mbyllur sezonin e verës me një goditje që mund të bëjë diferencën. Ditët e fundit, nga burimet e ndryshme pranë ekipit bardhekuq bëjnë me dije se në këto momente flitet të ketë nisur sërish një tratativë për të risjellë në Korçë mesfushorin e Flamurtarit, Gjergj Muzaka. Ende nuk dihet me saktësi nëse kjo tratativë është në rrugë e sipër apo është thjesht në fillimet e saj. Por, gjithashtu duhet pasur parasysh se mbetet e gjitha një tratativë e vështirë. Emri i Muzakës te Skënderbeu ishte lakuar edhe më parë gjatë muajit qershor, para se ekipi të nisej në Austri, por më pas zërat u shuan, pasi Muzaka nga ana e tij theksoi se dëshiron të qëndrojë në Vlorë edhe për një sezon tjetër. Afrimi i Muzakës te Skënderbeu do të ishte një goditje e mirë për repartin e avancuar.

 Lika

Sa i përket Gilman Likës duket se në garë për të siguruar kartonin është edhe Partizani. Shkodrani do të ishte qershia mbi tortë e skuadrës së Partizanit. Burime pranë klubit “të kuq: kanë bërë me dije se Lika është takuar sërish këto ditë me drejtuesit e kuq dhe kanë diskutuar për të ardhmen. Duket se marrëveshja është më pranë. Me gjithë këmbënguljen e presidencës së “kuqe”, mesfushori u ka thënë atyre se do të vendosë përfundimisht vetëm pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve me Skënderbeun. Nëse do të realizohet, kjo do të ishte goditja më e madhe e klubit kryeqytetas në këtë merkato vere. Mësohet se Likës i janë ofruar 60 mijë euro në sezon nëse një ditë do të pranojë të veshë fanellën e kuqe. Tashmë gjithçka mbetet në dorë të lojtarit. Aktualisht, Lika është pjesë e Skënderbeut dhe do të luajë me ekipin korçar në ndeshjet e Ligës së Kampioneve ndaj Neftçi Bakut. Ai ka kontratë me korçarët deri më 31 korrik dhe se disa herë është shprehur se të ardhmen e tij do ta vendosë pas takimeve në Evropë. Gjithashtu, edhe Vllaznia e Flamurtari janë interesuar për shërbimet e mesfushorit, por duket se do të pritet përfundimi i ndeshjeve në Ligën e Kampioneve për të mësuar më shumë në lidhje me të ardhmen e lojtarit. Sezonin e kaluar, Lika ishte pjesë e Tiranës, por u largua nga bardheblutë pas përfundimit të kampionatit, duke pranuar të luajë për korçarët në kompeticionin evropian.

 

Vendimi

FSHF mendon të mbajë De Biazin

Xhani De Biazi do të ketë në tryezë një projekt-kontratë të re për detyrën e tij si trajner i kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë gati gjithçka dhe besohet se krejt ana financiare do të arrijë deri në 700 000 euro. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rrogën e De Biazit dhe stafit të tij, por edhe për shpenzimet e tjera, pasi italiani dhe të tijtë lëvizin shumë nëpër Evropë në ndjekje të lojtarëve. Është e vështirë të përcaktohet sesa mund të jetë rritja e rrogës për De Biazit në këtë projekt-kontratë, por padyshim që ekziston një rritje në krahasim me rrogën aktuale. Në total, në 18 muaj De Biazi dhe stafi fitojnë 350 mijë euro pa llogaritur shpenzimet. Italiani ka qenë i suksesshëm në krye të ekipit përfaqësues me një bilanc prej 6 fitoresh, 3 barazimesh e 4 humbjesh, me 18 gola të shënuar dhe 12 të pësuar. Më i rëndësishëm është fakti që Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në grupin eliminator të kampionatit botëror me 10 pikë pas 6 ndeshjeve të para. Në gusht, kuqezinjtë e De Biazit luajnë miqësore ndaj Armenisë dhe në shtator kanë dy ndeshje eliminatore në Slloveni dhe Islandë.

 

Miqësorja

Lila dhe Vila shënojnë në triumfin e Pas Janinës

Nuk kishte si të shkonte më mirë se kaq. Dyshja e shqiptarëve që luan për Pas Janinën në Greqi ka nisur me gol dhe fitore përgatitjet për edicionin e ri. Të dy shqiptarë dalëngadalë janë kthyer në simbol të skuadrës së Janinës që falë perfomancës së tyre ka arritur vjet ta mbyllë ne vend të pestë. Sa i përket edicionit të ri, Pas Janina zhvilloi dje një miqësore që fitoi falë dy golave “kuqezi”. Ekipi në fjalë mundi Asteras Tripin 2-0. Ekuilibrat i theu Vila që shënoi në minutën e 52’-të. Ndërkohë që Lila mbylli gjithçka në minutën e 87’-të.

 

Spanjë

Ijarramendi është i Realit

Asier Ijarramendi është zyrtarisht lojtar i Realit të Madridit, pasi klubi madrilen depozitoi në Ligën spanjolle 30 milionë Eurosh për prishjen e kontratës se talentit spanjoll me Real Sociedadin, plus 8.949.900 euro taksa. Pra në total gati 39 milionë Euro. 23-vjeçari do të veshë bluzën e bardhë për 6 vitet e ardhshme. Shuma që shpenzoi Reali për Ijarramendin shënon një rekord më vete, pasi kurrë më parë gjigantët spanjollë nuk kishin paguar kaq shumë para për një futbollist të lindur dhe rritur në Spanjë. Sapo marrëveshja u zyrtarizua, Ijarramendi u shfaq në një konferencë për shtyp, ku përshëndeti për herë të fundit tifozët e Sociedadit. “Isha me pushime kur Relai i Madridit po interesohej për mua. U bë një ofertë, dhe pasi e mendova mirë, vendosëm që ta pranonim, sepse ishte një rast unik dhe i parezistueshëm. Nuk e kisha aspak të lehtë, por mendoj se ishte vendim i drejtë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Sociedadit për mbështetjen që më kanë dhënë”, – tha i riu. 23-vjeçari tha se te Reali, që është një klub i madh, e presin shumë miq, më të cilët luan në kombëtaren spanjolle: ”Reali është një klub I madh, që lufton për çdo trofe. Disa lojtarë të Realit i kam miq, pasi luajmë bashkë në kombëtare. Vendimi ishte i përbashkët , por fjalën e fundit e thashë unë”. Asier Ijarramendi do të përfitojë 2.5 milionë Euro në sezon gjatë 6 viteve të ardhshme te Reali i Madridit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency