Super mashtrimi/ Rama maskon kameramanin e ”Report Tv” si militantin e PD-së

0
413

Mëngjesin e kësaj të mërkure kryeministri Edi Rama publikoi një video në facebook, teksa kalonte tek ”Rruga e Arbërit”, edhe pse ajo nuk ka përfunduar plotësisht.

Sërish Rama publikoi një video në facebook, ku u pa krah një personi që kishte vënë maskën e PD-së. Pra Rama tentoi ta shiste personin në fjalë si demokrat të flaktë, teksa shkruan se Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill, duke nxjerrë edhe PD-në nga tuneli.

Sipas portalit ”dosja.al”, kryeministri e ka shkëputur këtë video nga xhirimet që po bënte për emisionin “Repolitix”, në “Report TV”, që drejtohet nga gazetari Denis Minga. Djali që ka vënë maskën me logon ”Shqipëria fiton”, është operatori i televizionit, Mirsal Hajdarmataj. Ai u maskua nga kryeministri si militant, për tu bërë pjesë e këtij skenari.

”Simpatizanti i PD”: Erdha në tunel dhe gjeta për inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne?

Rama: Do të fitojë populli shqiptar dhe pastaj do t’ju nxjerrim edhe juve nga tuneli.

Loja ka vijuar edhe më tej nga operatori në Instagram, ku krah fotos së hedhur me Ramën, shkruan thënien e Bashës ”Mos më hidh në Instagram”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here