Ish- të përndjekurit politikë, 190 emrat që marrin këstin e radhës

0
188

ish te perndjekuritËshtë publikuar lista më e fundit e ish-të përndjekurve politikë të cilët marrin këstin e radhës. Këta ish- të dënuar nga dita e sotme duhet të interesohen në bankat ku kanë hapur llogarinë për marrjene lekëve. Pagesa e dëmshpërblimeve ka nisur në mars të vitit 2009, me pagesën numër një. Kësti i dytë për këtë kategori do të shlyhet sipas kronologjisë që është përdorur që nga marsi i vitit 2009. Të parët do ta përfitojnë dëmshpërblimin ata që u dëmshpërblyen në pagesën numër një, pas tyre ata që u dëmshpërblyen me pagesën numër dy e kështu me radhë.  Gjatë këtij viti janë bërë disa pagesave për llogari të disa dosjeve me mangësi në dokumentacion, probleme të cilat do të korrektohen në vazhdim me publikimin e emrave të tyre nëpër media. Të dhënat nga sektori i pagesave bëjnë me dije se janë paguar më shumë se gjysma e ish-të përndjekurve politikë dhe pjesa tjetër do të mbyllet në ditët në vazhdim. Shumica e ish-të dënuarve që u ka dalë emri, i kanë marrë paratë, ndërkohë që pjesa tjetër do t’i marrë në momentin që mbyllet transferimet në bankë. Shifrat tregojnë se Ministria e Financave është në rrugën e duhur për të mbyllur sa më shpejt procesin e dëmshpërblimit. të gazetës. Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë do të kryhet me 8 këste. Ligji parashikon që çdo këst të jepet brenda një viti. Përparësi kanë ata ish-të dënuar të cilët jetojnë, ndërkohë që familjarët do të marrin sipas radhës të paracaktuar. Aktualisht nga qeveria janë miratuar gjithsej 11 729 dosje për ish-të dënuarit politikë që përfitojnë dëmshpërblim. Pagesa e kësteve ka vijuar paralelisht si për dosjet që merrnin këstin e parë, edhe për ato që merrnin këstin e dytë, ndërkohë që me urdhër të veçantë Financat kanë trajtuar kategorinë e ish-të dënuarve politikë mbi 65 vjeç, si dhe ata me probleme të rënda shëndetësore, por që e faktonin situatën e tyre me dokumentet respektive.

 Lista gjendet tek gazeta “Standard”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency