Tërmeti, Haradinaj flet për ndihmën e Kosovës: Rama s’ma hapte telefonin! Vetëm me Presidentin komunikova

0
132

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Abc New” ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Ai thotë se pas goditjes së termetit,  në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit, ka komunikuar me presidentin Ilir Meta dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri.

Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë. “Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban Kryeministri nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai smban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, thotë Haradinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here