Meta flet për bllokimin e Aeroportit të Rinasit: Kam një pyetje për Ministren

0
141

Presidenti Ilir Meta gjatë  konferencës për mediat, në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albcontrol i ka drejtuar një pyetje Ministres ku shprehet: Si shpjegohet që për 10 muaj në radhë nuk gjete kohë për tu takuar me kontrollorët? Si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit, i bëre për një ditë, që në një kohë normale duhen 6 muaj?

 

Fjala e plote e Presidentit

I kam kërkua me përgjegjshmëri të plotë dhe i kam bërë apel kontrollorëve që të vazhdonin të ushtronin detyrën e tyre pa ndërprerje dhe me përgjegjësi të plotë, për shkak të detyrimit si një vend Europian dhe pjesë e NATO-s. I kam thënë se do vazhdoni punën, pavarësisht cënimit të drejtave tuaja, sepse do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, por është për detyrim ndaj qytetarëve tanë që të bjmë ccdo gjë ta kalojmë këtë situatë të vështirë dhe më pas të drejtat do t’i fitoni. Kam kërkuar nga organet t’i japin zgjidhje problemit, duke iu referuar praktikave më të mira. Qeveria shqiptare duhet të vlerësojë me shumë kujdes. Ndërkohë që Presidenti i Republikës me 2 prill kërkon marrjen e masave për zgjidhjen e situatës, Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën, por për të shantazhuar më tej kontrollorët duke nisur procedurat për shkarkimin e disa prej tyre. Kanë filluar më pas dhe shkarkimet në masë nga puna. Kam një pyetje për Ministrësn: Si shpjegohet që për 10 muaj në radhë nuk gjete kohë për tu takuar me kontrollorët? Si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit, i bëre për një ditë, që në një kohë normalëe duhen 6 muaj?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here