Grate dhe kalorsit, armet, dashunite….

0
161

17 qershor vecelliotiziano_flora

Për herë të parë në shqip poemi kalorësiak “Orlandi i çmendun” shkruar nga Ludovico Ariosto, përkthyer nga origjinali Guljelm Deda; Përkthyesi shkodran ka qëndruar 17 vjet mbi këtë përkthim me 40 mijë vargje, ndërkohë që thyente gur, e bënte punë skllavi, në burgjet e diktaturës; kryevepra italiane i ka referuar me çmendurinë që po ngjiste në Shqipëri, por duke vuajtur në kampet e diktaturës, është nxitur për të nisur përkthimin nga Pashko Gjeçi, Henrik Laçaj, e Mark Dema. Fletoret e shënimeve kanë kaluar nga një kamp në tjetrin me shpresën se një ditë do të shihte dritën e botimit. Më poshtë botojmë një pjesë nga kënga e I

 

 

KANGA I

 

1

Grate dhe kalorsit, armet, dashunite

sjelljet kendoj, dhe veprat guximtare

qe ngjane kur detin afrikan nje dite

Mauret kaluene e Francen damtuen fare,

mllefin rinor tue ndjeke edhe furite

e mbretit Agramant, qe u mburr n’e pare

per vdekje te Trojanit me marre hak,

mbi Karlin mbret e perandor rromak.

 

 

2

Per Orlandin do them po ne kete rend,

sende qe n’proze as varg tregue nuk jane:

si nga dashnija krisi krejt nder mend,

ai qe te urte mbare bota e pat thane:

ne se ajo qe gati t’marre njemend,

m’bani, e kto pak tru rue m’i bre nuk pran,

ka me lejue qe gjate ketij poemi

te kryej si duhet cka premtue ju kemi.

 

 

3

T’ju pelqeje, i Herkulit djal fisnik,

stoli e shekllit tone e drite shkelqimit,

Hypolit, me pranue kete’ shkrim si mik,

qe sherbtori ju jep ne shenje nderimit.

Borxhin qe kam une mundem vec nje cik

me fjale ta laj e pak me ane te shkrimit;

ne qofte se pak ju ap, fajtor mos dal,

pse cka mundem me dhane une krejt ju fal.

 

 

4

Kemi me ndi nder trimat ma t’lavdishem,

qe me nderim do t’i lavdoj une mbare,

ate Rugjer tue permende te mrekullishem

qe per ju qe e gjyshat, trung i pare.

Trimnine e rralle e veprat tani hieshem,

po me vute vesh, do them te ktij luftar,

nder shllime tueja po i late vend njefije,

vargjeve t’mija aq sa t’u kete ju hieje.

 

5

Orlandi, ndeze qyshkur nga dashunija

per Angjeliken, e per te i mjeri

n’Indi e Medja la, kah Tartarija

aq placka te pavdekshme lavdi e nderi,

kish kthye n’Prendim me dashnoren e tija,

rranze malesh Pirenej, t’larta per seri,

ku i Frances e i Lamanjes mbare mileti

çadrat kish ngrehe e bashke me ta dhe mbreti;

 

6

Regjit Marsil e Agramantit mbret

per t’i thye hundet, pse shum prej guximi,

terhuze, nga Afrika pru ky njerzt e vet

te afte me barte heshta e shpate luftimi;

e tjetri Spanjen mbare ish kah gerget

me zhbi mbretnine e bukur t’Frances shqimi.

Keshtu Orlandi ktu me kohe arriti:

e u pendue shpejt qe erdh aty i ngrati;

 

7

pse aty vashen ja grabitne ‘j filli:

mendja njerzore sa here bje n’gabime!

Ate qe kah prendon der ku lind dielli

aq hera mbrojte e kishte nder luftime,

tash nder sy t’miqvet, nje kushri ia lidhi,

e shpate s’perdori nder keto mjerime.

Tue dashe te shueje, i urti peranduer,

nje zjarr te madh, qe ai qe ktu ia muer.

 

 

8

Nje zenke pak dire para kish linde papritun,

mes Orlandi e Rinaldi kusheri:

dashnija zemrat ia u kish cnlitun

te dyve per te rrallen bukuri.

Nga kjo grindje shum Karli qe merzitun,

pse ndihmes tyne i hiqte mjaft fuqi,

e vashen hoq, ate shkak te dashunise,

e ia la ndore dukes t’Bavarise;

 

9

njenit nder ta tue ia premtue si cmim,

qe ne ate ndeshje e n’ate dite madhnore,

turma t’pafesh te mbyste ne luftim,

qarte tue tregue trimnine e vet kso dore.

Por nuk ndodhi ashtu si pat mendim;

pse krishtenimi iku mblue me kore,

e rob qe zane vete duka me shume tjere,

e mbet shatorja pa nje” roje ne dere.

 

 

10

Ne kaq vasha, qe vetem kishte mbete

e cmim do ish i njenit fitimtar,

para shkatrrimit, mbi kal ishte gjete,

e kur iu desh ia mbathi sa ma pare,

tue dijtun mire se ate dite Fati vete

do ish i keq per krishtenimin mbare:

u fut ne pyll, n’nje shteg te ngushte tue ram

nje kalors ndeshi qe po vinte kambe.

 

 

11

Me perkrenar mbi koke, shterngue n’parzmore,

me shqyt ne dore, me shpate per ije te ngjeshun;

ngiste n’per pyll ma lehte se nget perore,

per cohe t’kuqe fshatari gjysme i çveshun.

Ndonje bareshe e frikshme kurr kso dore

kamben nuk drodhi dhe ne shllige tue ndeshun,

si Angjelika solli fren ‘mejhera,

kur ate kalors ne kambe hetoi e mjera.

 

Ish ky burr, ai kreshniku i fuqishem,

i Montalbanit zot, i Amonit djal,

t’cilit Bajardi, vrac i mrekullishem

n’mnyre te guditshme dore i pati dale.

Si e shikoi ate bukuri njerzishem, e njohu fill,

megjithse larg ish ndale, ate ftyre’ te hieshme,

ate duke engjullore

qe e mbanin lidhe ne rrjeten dashunore.

 

 

13

Permbrapa kalin grueja ban te siellet,

e neper pyll e lshon me frej te lire;

s’vien a i rralle o i dendun pylli mbshtiellet,

e shteg s’kerkon aq te sigurte e t’mire:

por tere ne ftyre e marrun mendsh, veq dridhet,

e kalin len te shkoje si ka deshire.

Poshte e perpjete ne t’egrin pyll pa shteg,

u end sa kohe, e dolli te nje breg.

 

 

14

Permbi bregore vete Ferrahun gjeti

te lam ne djerse e te pluhnuem krejt shtati.

Atbote ish nda nga lufta e kndej treti,

pse rreshkun ish per uje e prehje i ngrati;

pastaj aty si me pahir ai mbeti,

pse, nga nguti dhe erja e forte qe pati,

befas i shkiti perkrenarja n’uje,

e kndej akoma s’di si mund ta lueje.

 

15

Me sa za pati, der ne kupe te qiellit

vikati vasha, ngelun shtang prej tmerri.

T’ndiemen ateza, ai Saracin njefillit

kecen mbi breg, e syte ia ngul per seri;

e vrik e njeh, kah vjen, ate rreze diellit,

me gjithse zbe nga frika ish e vneri,

e tash sa kohe nje lajm per te s’kish ndie,

por e di mire kush asht ajo perri.

 

 

16

E pse i njerzishem qe e ndoshta vlonte

nga dashunija si kushrijte e tjere,

ndihmen qe mundte krejt asaj ia tronte,

e pa tarogze; i guximshem me potere,

shpaten e nxierte e per lufte’ nxitonte

kah Rinaldi qe frike s’e pat ndo’j here.

Me njeni tjetrin pa qyshkur nuk ishin,

por mire shoshojt trimnine nder arme ia dijshin.

 

 

17

Aty ia nisen egersisht luftimit,

kur qene perball te dy me shpata cveshun:

jo kmisha hekri e pafta armatimit,

por s’i qendrojne as kudhrat ktij te ndeshun.

Ndersa keta jane lodhe e kpute mundimit,

ajo t’i jape rruge kalit asht perveshun;

sa ku mundet e nguc ne ije me thembra,

ne pyll e fushe i grah e ku i don zemra.

 

18

Si u perpoqen disa here se koti

dy luftaret me vu shoshojne për fundi,

mbasi nder arme si njeni tjetri i zoti

i shoshoqin s’mundne me rroposë askundi:

i pari qe ai zot i Montalboti

që kalorsin ispan me fjale e shkundi,

si ai njeri qe ndezun dashunije,

flake n’zemer digjet vend pa gjetë qetije

 

 

19

Paganit kshtu i tha: – Veç mue kujtove

por fye ti ke dhe vetin ne këtë rend:

në se kjo ngjau, pse rrezet ti shikove

e diellit t’ri qe lane te ka pamend,

ç’fitim do kesh ne se kaq shum m’vonove?

edhe si vdeke t’me kishe lane në vend,

gruene e bukur s’do kishe ba per veti;

pse kjo nderkaq po iken diku njeti

 

 

20

Ma mire do ish, në don me te me u fal

fill me ia pre tani te gjitha shtiqet

aty ku gjindet n’vend ta bajsh m’u ndalë,

para se vasha larg prej nesh t’tërhiqet!

E kur ne dore ta kemi; le te dale

njeni prej nesh, me lufte ta marre t’përpiqet:

përndryshej them se mbas ketij duel,

ne, perpose damit tjetergja s’na del.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency