Agron Tufa: Segmente të caktuara të PPSH-së duan të sjellin komunizmin

0
157

 

diktatureZbardhja e krimeve komuniste përmes dokumenteve arkivore, dëshmive dhe interpretimit të historisë si mision i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit po njeh aspektin tjetër të angazhimit publik në editori. Qëndrimi zyrtar dhe politik në një konstitucion moral për rehabilitimin e historisë së fshehur dosjeve nëpër arkivat e sigurimit i jep përgjigje pjesës tjetër të kujtesës. Kështu dje, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, u bë prezantimi i 10 titujve të parë të kolanës së quajtur “Ad memorandum”. Librat që i përkasin kësaj kolanë janë të zhanreve dëshmuese, studimore, të bazuar nga arkivat si dhe vepra memuaristike letrare të ish të dënuarve politika nga diktatura komuniste. Botimet janë: “Orlando i Çmendun” – Ludovico Ariosto përkthyer nga Guljeljm Deda (2 vëllime); “Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri 1944-1948” – Çelo Hoxha (studim ISKK); “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri” – Leka Ndoja (studim ISKK); “Sistemi i triskëtimit në Shqipëri 1946-1957” – Davjola Ndoja (studim ISKK);. “Zërat e mbijetesës” – Nebil Çika (intervista); “Një libër që nuk do doja ta shkruaja” – Bahri Beci; “Kryengritjet e para kundërkomuniste” – Uran Butka; “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit” – Fatbardha Saraçi (Mulleti); “Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948-1990” – Xhafer Sadiku.
Dëshmi përmes librave si mjeti më rezistent për të mbajtur kujtesën- në këtë pohim Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka prezantuar autorët dhe botimet, pa fjalë duke lënë vend për lexuesit.
“Sot jemi nga të paktët që mbrojmë kauzën e të të përndjekurve, nga sulmet e segmenteve të ndryshëm të PPSH-së. Në një përditshmëri plot fyerje këta duan të sjellin në mënyrë legale në formacionet politike, komunizmin”, ky është apeli i shkrimtarit, duke kujtuar se kjo kujtesë duhet të shtrihet e përhapet në mënyrën e leximit, nëpër shkolla dhe gjimnaze.
Re. Ku.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency