Rira: Modeli i tiranisë që Rama donte të instalonte u zhbë nga “Venecia”. Presidenti, rojtari më besnik i Kushtetutës

0
85

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit dhe ish-deputetja e LSI Miranda Rira flet ne nje interviste per “Standard” mbi zhvillimet e fundit politiko-sociale ne vend. Ajo komenton opinionet përfundimtare të ‘Venecias’ mbi çështjen e emërimeve në gjykatën kushtetuese. Po ashtu ajo komenton refornën zgjedhore si edhe rritjet e frikshme të borxhit publik.

 

INTERVISTA

Palët mundën të arrinin më në fund konsensusin në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Por ndërkohë marrëveshja ende mbetet e rrezikuar për shkak të qëndrimit të opozitës parlamentare që kërkon ndryshim sistemi dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Si e komentoni këtë çështje?

 

Marrëveshja e arritur mes palëve për reformën zgjedhore (edhe pse për tu quajtur reforme duhet te prekte aspekte te tjera bazike dhe jo vetëm detaje sipërfaqësore) deri diku arriti qëllimin e saj duke i hequr mazhorances mundësinë e kontrollit 100 % te administratës zgjedhore. Depolitizimi i saj u tentua te keqpërdorej nga mazhoranca pasi u kërkua qe ky depolitizim te realizohej duke e zëvendësuar administratën zgjedhore politike me një administrate publike jo-politike. Ndërkohë qe ne rekomandimet e OSBE – ODHIR kërkohet fillimisht depolitizimi i administratës publike, si problemi me i madh ne vend, gjë qe u konfirmua dhe nga përfshirja e administratës ne zgjedhjet e Dibrës dhe te Shijakut, konfirmuar nga dosjet me nunmer 184 dhe 339.

Garantimi i votës është sfida kryesore për momentin, garanci qe duhet te filloje me garantimin e lirisë se votës, me mundësimin e marrjes pjese ne votime dhe jo siç ndodhi ne zgjedhjet e fundit lokale ku shumica e popullsisë shqiptare nuk zgjodhi, dhe me tej me administrimin e saj.

Por, mesa duket, duke qene qe mazhorances situata i doli nga kontrolli, po kërkon me çdo kusht tani te komprometoje këtë marrëveshje duke përdorur opoziten parlamentare, patericen qe e mbajti ne pushtet, si justifikim për mosmiratimin e saj ne parlament. Preteksti i listave te hapura fsheh dëshirën për te penguar koalicionet parazgjedhore me Kushtetute. Koalicionet parazgjedhore janë e drejte e çdo force politike dhe nuk mund te ndalohen me ligj.

Mazhoranca, tani e mbetur pa asnjë aleat, është e vetëdijshme qe ky sistem e favorizon vetëm nëse forcat politike paraqisin lista individuale, duke qene se ka një përqindje te larte votuesish dhe me një prag te larte hyrjeje, perfiton nga votat e partive te vogla qe mbeten jashtë (ne zgjedhjet e fundit sistemi i dhuroi rreth 7 deputete ndërkohë qe LIBRA mund te merrte deri ne 3 deputete nëse vendi do te kishte një sistem proporcional kombëtar, ndërkohë qe me sistemin aktual, pa koalicione parazgjedhore nuk mori asnjë ulëse ne kuvend).

Tjetër çështje e ngritur dhe shqetësuese për patericën e mazhorances është lista e hapur. Lista e hapur është gjeja e fundit qe mund tu interesoje këtyre individëve. Lista e hapur nuk i shërben asnjërit prej tyre, një pjese e mire e te cilëve, edhe pse janë aktualisht kryetare partie (anonime), nuk njihen as ne lagjet e tyre. Ontologjia e parlamentarizmit shqiptar nuk njeh deputete me te dobët dhe me qesharake, nga formimi apo profili i tyre profesional. Te krahasosh deputetet e opozites se sotme parlamentare me deputete te tille si: Faik Konica, Dritero Agolli, Rexhep Meidani, dhe figura te tjera, është si te krahasosh naten me diten. Por kjo ehte një çështje tjetër. Lista e hapur nxit garen dhe demokracinë brenda një force politike, pasi detyron te zbresin ne terren edhe vendet e sigurta dhe kjo do te përkthehet ne rritje te numrit te votave për subjektet, pjese e listës se te cilëve ata janë. Duhet te jete e qarte, qe e hapur apo e mbyllur, behet gjithmonë fjale për një liste.

Kjo liste do te hartohet përsëri nga te njëjtët persona dhe nëse dikush pretendon se është i vlefshëm ne popull por nuk ka raport me Kryetarin, përsëri nuk ka asnjë shans te jete pjese tek kjo liste, pa pëlqimin e Kryetarit, qofte kjo liste e hapur. Edhe për atë qe pretendon se lista e hapur pastron listën nga individë problematike, është pikërisht lista e hapur qe elementeve te tille u hap rrugën drejt Kuvendit, gjë qe një liste e mbyllur ua bën gati te pamundur edhe nëse ndonjë kryetar tenton e fut ne liste por qe mjafton te mos jene te vendet fituese.

Problemi ne Shqipëri nuk është as sistemi e as kodi zgjedhor. Ne Danimarke votohet me laps, ne Belgjike votohet nga shtëpia, ne Holande ne zgjedhjet lokale, kuti votimi gjen edhe ne urban, pa asnjë komisioner politik apo te depolitizuar etj, pra procesi zgjedhor, me shume se shkak është një pasqyre e realitetit shtetëror dhe shoqeror ne vend. Aspekti me i rëndësishëm është raporti midis institucioneve ne vend, një raport kontrolli reciprok dhe bashkëpunimi dhe për aq kohe sa ky lloj raporti te mos ekzistoje dhe te gjitha pushtetet te jene te përqendruara ne një dore, sistemi zgjedhor do te jete kryefjala e çdo diskutimi dhe armiku kryesor ne vend dhe shkaku i problemeve te panumërta qe e shqetësojnë atë.

 

Cili eshte vleresimi juaj mbi opinionet përfundimtare të Komisionit te Venecias mbi çështjen që krijoi një përplasje të fortë institucionale në vend, sic ishte ajo për emërimet në Gjykatën Kushtetuese? A mendoni se tashme reforma ne drejtesi po merr drejtimin e duhur?

Prej me shume se një viti, klasa politike shqiptare, është përfshirë ne një konflikt ndërinstitucional, qe gjenezen e vet e ka tek emërimet ne gjykaten kushtetuese dhe me pak ne Gjykaten e Larte. Dihet qe procesi i Vettingut, nxori nga sistemi i drejtësisë disa gjyqtare, duke e çuar ne kolaps, drejtësine dhe ceshtjet fondamentale ne vend. Unë nuk do te bej një analize juridike, sepse nuk jam as e fushës dhe kjo është ezauruar tashme, por me shume dua te ndaj opinionin tim lidhur me një çështje kaq delikate dhe kaq vitale për kohezionin shoqeror dhe politik te vendit.

Ajo qe vume re, është se me mungesën e Gjykates Kushtetuese, vendi përjetoi një nga etapat me konfliktuale dhe anarshiste ne historinë e vet postmoniste 30- vjeçare. Rasti me flagrant dhe premisa me e besueshme për te dale ne silogjizmin se po, patem një kapje te shtetit, janë zgjedhjet lokale te 30 Qershorit, 2019. Mazhoranca qeveritare, duke patur një pushtet pothuajse absolut mbi administraten publike, duke shfrytëzuar mungesën e opozites reale e legjitime ne parlament, duke shtypur çdo zë kritik brenda PS, duke kapur mediat dhe duke kthyer edhe zerat me kritike ne altoparlante te propagendes qeveritare, dhe mbi te gjitha duek shfrytëzuar mungesën e Gjykates Kushtetuese, zhvilloi zgjedhjet lokale me numrin e pjesëmarrjes me te ulet ne historinë e pushtetit vendor.

Perfundimi ishte rrenues per demokracinë e vendit. Zgjedhje moniste qe prodhuan 60 bashki me kryetare kukulla, te komanduar nga lart dhe jo te zgjedhur nominalisht dhe 60 këshilla bashkiake monopartike, ku nuk ekziston fryma opozitariste, dialoguese dhe mendimi kritik. Një model i tille tiranik, tregoi jo vetëm se cfare është kapja e shtetit, rriti jo vetëm autoritarizmin dhe arrogancen e Kryeminitrit Rama por edhe tregoi sesa e rëndësishme është gjykata kushtetuese si organi kryesor i mbrojtes se shtetit nga lidera autoritare dhe sisteme anarshiste. Ne gjithë suazen e vet konfliktule, qe erdhi si pasoje e mungeses se Gjykates kushtetuese, roli i Presidentit Meta ka qene tepër pozitiv dhe konstruktiv, gjë e cila u citua edhe se fundmi ne raportin e Komisionit te Venecias, i cili ka një autoritet juridik te veçante.

Raporti i Komiisonit te Venecias, nga fq 6 deri ne fq.11, përshkruan gjithë proceduren legjitime te emerimeve dhe zevendesimeve te gjyqtarve te bera nga President dhe nga asambleja parlamentare apo parlamenti. Po ashtu ne raport citohet se, veprimet e presidentit ruajtën kushtetushmerine e te gjithë procesit te emerimeve dhe se shkaktar i incidentit proceduarial ne procesin e emerimeve, ishte vete kreu i KED. Me rënien e tij, unë mendoj se është kaluar tashme ngerci institucional, ka pefunduar loja e ka kush e ka, dhe siç është shprehur edhe President Meta, implementimi i rekomandimeve te Komisionit te Venecias, është e vetmja rruge për te ecur përpara.

Vete raporti, ne paragrafin e fundit përshkruan se është me rendësi vitale, restaurimi i Gjykates kushtetuese dhe Gjykates se Larte, sa me shpejt te jete e mundur. Kjo eshte ne dobi te te gjitha paleve, te gjithë shqiptareve, dhe për te riperterire demokracinë e brishte ne vend, qe është kapur per fyti nga politika dhe qëndrime dashakeqese.

 

Shifrat e borxhit publik, sipas te dhenave nga institucionet nderkombetare, kane arritur majat. Nderkohe vendi pas pandemise po vuan pasoja te renda, kryesisht te bizneset qe po falimentojne ne mase. Ku po gabon ekzekutivi sipas jush dhe cilat duhet te jene hapat qe duhen ndjekur per te dale nga situata e krizes?

E pare ne lentet e një analize makrosociologjike, ekonomia shqiptare po vuan pasojat e disa krizave socio-ekonomike. Se pari, pandemia globale, qe unë e quaj një faktor te jashtëm, e cila si çdo vend me bote, ka prekur edhe vendin dhe ekonomine shqiptare. Te gjendur perballe një situate te tille, totalisht te papregatitur, dhjetera dhe qindra biznese te vogla mbyllen qepenat dhe falimentuan, edhe për shkak te mungeses se likuiditetit.

Paga e luftës ishte pak ose asgjë, sidomos për sektorin e bujqesise, qe pergjate kesaj kohe, ka perjetuar një nga krizat me te thella. Se dyti, termeti i 26 Nentorit te vitit te kaluar, qe përveç humbjeve ne njerëz, shkaktoi qindra dhe mijera te pastrehe, sidomos ne qarkun e Durrësit dhe te Tiranes, e qe fatkeqesisht edhe ne këtë moment qe flasim janë akoma ne cadra. Si për kategoria e pare, ashtu edhe e dyta, nuk u favorizuan nga politikat financiare qeveritare.

Edhe pse koha e gjendjes se jashtëzakonshme natyrore perkoi me kohen e miratimit te buxhetit për vitin 2020, ndaj te dëmtuarve nga termeti, nuk u hoq asnjë fashe për te ndihmuar ata. Madje nuk u prek, asnjë nga koncesionet e debatueshme te miratuara pergjate 7 viteve te qeverisjes Rama. Pra, e thënë me shkoqur, pergjate 2 momenteve me te vështira social- ekonomike te vendit, pas termetit te 2019 dhe pergjate pandemise 2020, u rrit borxhi publik dhe u shtuan kontratat koncesionare, disa milione euroshe me subjekte te veçanta.

Ne te dyja rastet, qeveria mund te zbuste ndikimin e forte negativ sidomos tek shtresat ne nevoje, tek ata qe janë ne fund te stratifikimit social, tek me te demtuarit nga termeti, tek me te varfrit, por kjo gjë nuk ndodhi. Pra, nuk u preken koncesionet ne ASNJE rast, duke varfëruar me shume te varfrit dhe duke pasuruar me shume pakicen e pasur, ose ata eunuke apo oligarke përqark pushtetit kryeministror. Kompanite koncensionare, perfitojne miliona euro ne vit, nga parate publike, pra nga buxheti i shtetit. Shpeshhere, ato janë tendera publike, me fitues te paracaktuar, te paravendosur, te parakontraktuar, midis qeverise dhe subjekteve te vecanta, te përzgjedhur nga kjo e fundit, për shërbime publike te cilat gjoja shteti nuk i ofron dot.

Sot kontratat koncesionare, te marra se bashku shkojne ne vlerën e 2.2 miliarde eurove. Ndërsa borxhi publik, eshte me i madhi qe pas renies se komunizmit, rreth 10 miliarde euro, borxh faktik i shkruar. Asnjë kryeminister dhe asnjë qeveri e mëparshme , nuk ka marre kaq shume borxh sa Z. Rama. Sot çdo shqiptar, duhet te paguaje rreth 3000 euro, për te lare borxhin publik. Edhe vajza ime e vogël qe është 1 vjec, duhet te laje 3000 euro borxh, qe ka marre Z. Rama, për te ndërtuar gjoja rruge apo aeroporte. Është e qarte, se shumica e këtyre parave, merren borxh, shkojne ne arken e shtetit qe andej ne xhepat e pak njerëzve, sidomos te atyre qe arrijnë te lidhin kontrata koncensionare me qeverine. Kjo është një mënyrë e thjeshte, qe pasuron miqte dhe eunuket e pushtetit, qe pasuron qeveritaret por ama qe varfëron popullsinë masive.

Prandaj shqiptaret sot ndihen me te varfër se dje, si pasoje e një hendeku shume te madh qe është krijuar ndërmjet një grupi shume te vogël qe pasurohet padrejtësisht, dhe një shumice qe i duhet te mbijetoje për buken e gojes. Ne Nentor te 2019-es, borxhi publik ishte 9.15 miliarde euro, ose e shprehur ne raport me prodhimin e brendshëm bruto, rreth 67.2 % e PBB. Me borxhin e marre se fundmi nga qeveria, pra 650 milion euro, kuptohet qe gjithnjë e me tepër ky borxh është thelluar dhe ata qe do vendosin te mbeten dhe jetojnë ne Shqipëri, brezave te ardhshem, do tju duhen disa vjet për te shlyer borxhin publik aktual. Ajo qe vlen te theksohet është edhe përqindja e ulet qe merr qeverisja vendore, nga buxheti i shtetit.

Nje dite me pare ishte 2 korriku 1990, dita kur shqiptaret mësyn ne ambasadat perendimore. Por sot 30 vite me pas duket se situata nuk ka ndryshuar, fenomeni i emigrimit masiv vazhdon. Si e komentoni ? 

Një fenomen tepër shqetësues, vihet re ne shoqërinë tone, sidomos vitet e fundit. Një nga barometrat evropiane , siç është EUROSTAT, raporton se nga viti 2014 deri ne 2019, janë rreth 173.785 shqiptare te cilët kane kërkuar azil ne Bashkimin Europian. Shpopullimi i vendit, dhe largimi masiv i shqiptareve është një ceshtje qe duhet te na zgjoje, te gjitheve. Pas viteve 90-te, kishim një migrim te brendshëm nga fshati ne qytet, nga veriu drejt qendrave urbane, kryesisht drejt rrethinave te Tiranes.

Me gjithë problemet e shumta qe ky fenomen krijoi, serish sot pas 2-3 dekave nuk duket aq i rrezikshëm sac është emigrimi jashtë vendit. Unë gjykoj se është shume shqetesuese emigrimi i te rinjve nga Shqipëria, si edhe imigrimi i sirianeve ne vendin tone, edhe pse shume prej tyre e shohin Shqipërinë si nje vend tranzit. Eshte e trishte, qe edhe pas 3 dekadave, shqiptaret i kthehen ëndrrës për ta bere Shqipërinë si gjithë Europa, ëndrrës për nje jete me te mire te cilën nuk e kane këtu ne Shqipëri, ëndrrës për te jetuar ne një vend ku ka barazi dhe drejtesi sociale. Shqiptaret qe ikin sot nuk janë te papunet apo te varfrit, por ata qe kerkojne një te ardhme me te mire për fëmijët e tyre, janë intelektualet dhe elita e se nesërmes.

Politika jone konfliktuale e ka dëmtuar shume mirëqenien ekonomike dhe sociale. Ne duhet te kthehemi kah disa vlerave siç është familja, kombi, atdhedashuria. Shpopullimi i vendit duhet te jete ne fokus te veçante tek ekonomistet, sociologet, poltikeberesit, politikanet, gazetaret për ta frenuar sa me shume, këtë fenomen te shekullit 21.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here