Kjo është Lea Kadiu

0
242

kleidiBalerini shqiptar Kledi Kadiu ka prezantuar për publikun vajzën e tij Lea, e cila erdhi në jetë pak ditë më parë. Në një foto në Instagramin e tij, Kadiu shfaqet bashkë me të bijën në krevat ndërsa bashkëngjitur fotos shkruan: “Mirmëngjes Lea”.

Të shumta kanë qenë komentet e fansave që e kanë uruar balerinin, i cili ka ndarë me publikun emocionet e të qenit baba.

Lea, e cila lindi në 12 janar të këtij viti, është fryt i dashurisë së Kledit me balerinën Charlotte Lazari.

41 – vjeçari, i cili prej vitesh po bën karrierë në Itali, është në radhën e profesorëve në spektaklin e famshëm “Amici”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency