Ekonomi Futbolli evropian i reziston krizës, në 2012-ën të ardhurat u rritën me 11%

0
125

futboll Marrë nga “Sportmediaset.it”

Kriza ekonomike nuk prek planetin e futbollit. Kjo të paktën nga shifrat e institutit “Deloitte”. Në nivel evropian, futbolli ka qarkulluar 19.4 miliardë euro për vitin 2012, duke u rritur me 11% nga viti 2011. Udhëheqin Premier Liga dhe Bundesliga, ndërsa Seria A është mes kampioneve që rritet më pak, vetëm +1%. Në vend të parë është Premier Liga me 2.9 miliardë euro të ardhura. Kampionati anglez pasohet nga Bundesliga gjermane me 1.9 miliardë euro xhiro dhe La Liga spanjolle me 1.8 miliardë.

 

 

Kriza ekonomike nuk e prek planetin e futbollit. Ky përfundim lexohet lehtë nga studimi i institucionit financiar “Deloitte” mbi financat e futbollit në 2012-ën. Në nivel evropian, topi ka prodhuar të ardhura prej 19,4 miliardë eurosh, duke regjistruar një rritje prej 11% në krahasim me vitin 2011, duke pasur në krye Premier dhe Bundesligën. Mes kampionateve kryesore, Seria A italiane është ajo që rritet më pak, siç e thamë më sipër me vetëm 1%, duke shënuar një raport jo të favorshëm të rrogave/të ardhurave (75%) dhe -7% të të ardhurave nga stadiumi.

 

Situata e Serisë A

Sipas agjencisë së konsulencës amerikane, problemi i futbollit italian qëndron kryesisht në mungesën e balancës të të ardhurave të klubeve: 59% e të ardhurave përftohen nga të drejtat mediatike, ndërkohë që vetëm 12% e tyre vijnë nga stadiumi (merchandising dhe food&beverage). “Nëse klubet tona do të dëshirojnë të përmirësojnë pozicionin e tyre, bashkë më kontrollin e kostove, duhet të investojnë më shumë në strategji të përshtatshme që gjenerojnë burime alternative të ardhurash përpos të drejtave mediatike duke marrë shkas nga praktika më e mirë e vendeve të tjera “ka komentuar Rikardo Rafo, partner tek “Deloitte”. Seria A mban, për fat të keq, vendin e parë vetëm në raportin mes kostos së të abonuarve (1,2 miliardë euro rrogë) dhe të ardhurave, që prekin një kuotë prej 75%, përkundrejt një mesatareje evropiane që mbetet në kuotën e 70%.

Italia shënon një rekord negativ edhe sa i përket numrit të spektatorëve që nuk e kalon kuotën e 22.005, duke mbetur pas Premier Ligës, Bundesligës dhe Ligës që janë në rritje 7% në krahasim me vitin që shkoi. Megjithatë, e ardhmja nuk parashikohet e zymtë për Serinë A: Sipas Dario Rigetit, partner i “Deloitte”, “diçka pozitive po fillon të duket edhe në Itali, veçanërisht sa u përket skuadrave të Milanit dhe Interit që kanë aplikuar masa drastike, duke pasur një fokus më të madh tek të rinjtë. Në përgjithësi jemi dëshmitarë të shkurtimit të kostove në merkato”.

 

Kampionatet kryesore evropiane

Në kampionatet e tjera kryesore evropiane (Premier Liga, Liga, Bundesliga e Ligë 1), më e mira në çështje të ardhurash është Anglia me 2,9 miliardë euro, ndërkohë që Gjermania mban vendin e parë për turneun më fitimprurës me 190 milionë të ardhura operative. Situata nuk është e njëjtë në gjithë Evropën: në Ligë, për shembull, edhe pse ka pasur një rritje globale prej 3%, kjo e dhënë është e bazuar në fuqinë ekonomike të Real Madridit e Barcelonës, që shënojnë një rritje prej 7% të të ardhurave, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrave ka një mesatare negative prej -2%; në Francë ardhja dhe ndërhyrja e sheikëve katarianë në PSG ka bërë të mundur rritjen e të ardhurave në 222 milionë euro (+120% krahasuar me vitin e shkuar), ndërkohë që pjesa tjetër e klubeve ka regjistruar një humbje prej 25 milionësh.

 

Pjesa tjetër

 

Studimi i “Deloitte” tregoi se, përjashto kampionatet kryesorë në Evropë, ligat që janë në zhvillim e sipër janë ato të Rusisë (636 mln euro), Turqisë (444 mln) dhe Holandës (434). Ndërsa jashtë kontinentit të vjetër është kampionati brazilian (880 milionë euro).

 

 

Revista “Forbes”

Uds është sportisti më i pasur

Vetëm 3 futbollistë, ose më saktë dy të cilët janë ende aktivë, janë në listën e lojtarëve më të pasur në botë për vitin 2013. Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve më të pasur të planetit. Devid Bekam, i cili i dha lamtumirën futbollit në fund të sezonit të shkuar, mbetet futbollisti më i pasur në botë. Ai renditet në vend të tetë të klasifikimit, një vend përpara Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Ylli i Realit ka një pasuri prej 33.5 milionë eurosh, ndërsa pasuria e rivalit të tij te Barcelona është 31.4 milionë euro. Sportisti më i pasur në botë mbetet golfisti Tajgër Uds me 59.5 milionë euro, ndërsa menjëherë pas tij tenisti Roxher Federer me 54.4 milionë. Klasifikimi i “Forbes” bëhet për të ardhurat e një viti të sportistit, duke përfshirë rrogën, bonuset dhe kontratat nga sponsorët. Ronaldo e ka shtuar pasurinë e tij nga viti 2012 me 1.3 milionë euro, ndërsa Mesi me 1.7 milionë, duke fituar një pozicion.

 

Lista e 10 më të mirëve

1. Tajgër Uds 59.5 milionë euro

2. Roxher Federer 54.4

3. Kobi Brajant 47.1

4. LeBron Xhejms 45.5

5. Dry Bris 38.8

6. Aron Roxhers 37.3

7. Fill Mikelson 37.1

8. Devid Bekam 35.9

9. Kristiano Ronaldo 33.5

10. Lionel Mesi 31.4

 

Bonuset

Ja sa do të përfitojë në të vërtetë Nejmari

Zbardhen të tjera detaje nga kontrata faraonike e Nejmarit në “Kamp Nou”. Kështu, veç rrogës bazë prej 7 milionë eurosh në sezon, sulmuesi brazilian do të ketë shansin të përfitojë 2 milionë euro të tjera bonus, në rast se Barcelona kualifikohet në 1/8-at e Champions-it dhe luan 40% të ndeshjeve të kampionatit (1+1). Katalanasit respektuan ligjin që paga e një lojtari të ri të mos jetë më e lartë se ajo e kapitenëve Pujol, Ksavi dhe Iniesta, prandaj e fiksuan atë në 7 milionë euro. Këtyre u duhet shtuar edhe premioja, në rast se katalanasit fitojnë titullin. Por ajo që do ta bëjë më të pasur Nejmarin, është e drejta për të shfrytëzuar imazhin e tij.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency