Droga “mbyt” gjimnazistët/ Instituti i Shërbimit Publik raporton për shtimin e të rinjve në përdorimin kanabisit

0
745

 

Adoleshentët që konsumojnë kanabis në vendin tonë po shtohen nga viti në vit. Instituti i Shëndetit Publik, në raportin e fundit vëren se të rinjtë e kanë më të lehtë ta gjejnë atë krahasuar me vitin 2011. Përdoruesit e kanabisit në Shqipëri po njohin rritje duke e kthyer në një problem seriozë . Shqetësimi ngrihet nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët ndër konsumatorët rendisin adoleshentët. Të sigurosh kanabis në vend është më e lehtë se rreth gjashtë vite më parë. Arsye kryesore kjo me të cilën specialistët shpjegojnë rritjen e numrit të përdoruesve. Rreth 21.2 % e 15-16 vjeçarëve ndajnë një mendim të tillë, sipas raportit të fundit të përdorimit të drogave nga 11.8% që ishin në vitin 2011. 15.3% e adoleshentëve, sipas Institutit të Shëndetit Publik, kanë provuar një lloj droge. Pas kanabisit renditet kokaina. 3.7% nxënësve të klasave të 9 dhe dhjeta treguan se e kanë provuar. E gjithë kjo është një shqetësim për çdo prind dhe për shoqërinë në të cilën ne jetojmë.

Problemet me fenomenin

Në shoqërinë e sotme shqiptare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë bëre më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lire të njerëzve dhe mallrave një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tone të asaj kohe siç ishte droga u fut ne vendin tone. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistet qe merreshin me problemet shëndetësore ashtu edhe për masën e gjere te popullsisë, sidomos për të rinjtë te cilët shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri ne fillim te viteve 90 kishte shume pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në  atë kohe ishin duhani, alkooli, si dhe disa preparate farmaceutike.

Niveli i përdorimit te drogave nga të rinjtë

Trafikimi i drogës është një nga aktivitetet ilegale me fitimprurëse te krimit te organizuar se bashku me trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave. Shqipëria nuk përben vetëm një rruge transiti te drogave ilegale, por ajo është vendi ku droga kultivohet (kryesisht Cannabis Indica), prodhohet (vaji i hashashit, dhe marijuana), tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Nuk mund te flasim për një numër te sakte te përdoruesve te drogës nga te rinjtë shqiptare por Instituti i Shëndetit Publik ne bashkëpunim me organizma te tjerë kombëtare dhe ndërkombëtare ka kryer dhe vazhdon te kryeje një sere studimesh rreth kësaj fushe. Sipas YRBS (you risky bihevior survey) studim i kryer ne shkolla me te rinjte e moshave 14 – 18 vjeç tregohet se 5.4% e te anketuarve kishin eksperimentuar me kanabis, 4%% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroine dhe 1.6% kishin përdorur kokaine. Kryeqyteti mban numrin e madh te përdoruesve te drogës të cilët janë adoleshentet dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat te cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lende narkotike ne Tirane. Nga viti ne vit numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo qe mbetet me problematike është se këta përdorues janë adoleshente. Rreth 6 -7 % e të rinjve përdorin droge duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. “Rreth 7-9% e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi i një droge pranë mjedisit te shkollës, çka do të thotë që trafikantet e drogës, funksionojnë tashme kudo, edhe praje shkollave”. Vihet re një numër i madh i përdoruesve meshkujve dhe përdoruesit me të shumte janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj.

Drogat dhe klasifikimet e tyre

Droga është një substance që sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Ajo mund te jete e ngurte (krak), e lëngshme (alkooli), ose e gazte (inhalante). Pavarësisht nga drogat e përdorura të gjitha janë të dëmshme dhe kane efekte tek përdoruesit e me tej. Përdorimi i drogës ndikon tek shëndeti, puna, jeta personale, ne familje dhe ne rrethin shoqëror. Njerëzit mund të përdorin drogat: Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesht ndryshe.  Sepse besojnë në dobishmërinë e tyre, e përdorin atë për t’u çlodhur,  për t’u argëtuar, për t’u bërë pjesë e shoqërisë apo edhe  për të lehtësuar apo minimizuar dhimbjen fizike dhe psikologjike.

Faktorët e rrezikut dhe ata mbrojtës

Shume faktorë janë identifikuar që ndihmojnë të dallojnë ata që abuzojnë me drogat nga ata që janë më pak vulnerabel në abuzim. Faktorë të shoqëruar me potencial me te madh për abuzim drogash janë quajtur faktorë “ te rrezikut” ndërsa ata të shoqëruar me potencial të ulet për abuzim janë quajtur faktorë “mbrojtës”. Një faktor rreziku për një person nuk mund te jete i njëjte për një tjetër. Për shembull, rreziqet e hershme, siç janë sjellja agresive jashtë kontrollit, mund të shihen tek një fëmije shume i vogël. Nëse nuk drejtohet drejt aksioneve prindërore pozitive, kjo sjellje mund te çoje ne rreziqe te shtuara kur fëmija te mbaroje shkollën. Sjellja agresive ne shkolle mund çoje në mospranim nga bashkëmoshataret, dënim nga mësuesit dhe dështim akademik. Përsëri, nëse nuk drejtohet nga ndërhyrje parandaluese, këto rreziqe  mund te çojne ne sjelljen e menjëhershme qe çon një fëmije në rrezik për abuzim droge, siç janë shoqërimi me bashkëmoshatare qe abuzojnë me drogat. Ne fokusimin e mënyrës se rrezikut, programet e parandalimit te bazuara ne studim mund te ndërhyjnë ne zhvillimin e fëmijët për te forcuar faktorët mbrojtes dhe zvogëlimin e rreziqeve te zgjatura para se sjellja problematike te zhvillohet. Për shembull, ne sferën individuale sjelljet e hershme agresiv një faktor rreziku qe tregojnë mungese te kontrollit impulsiv, një çelës i faktorit mbrojtës. Duke ndihmuar një te ri te kontrolloje sjelljet impulsive është një fokusim i disa programeve parandalimi. Faktorët e rrezikut për abuzim droge përfaqësojnë sfida për një zhvillim social, akademik, emocional te individit. Këta faktorë mund te prodhojnë efete te ndryshme, ne varësi te veçorive te personalitetit individual, faze e zhvillimit dhe mjedisit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here