Shkëlqimi i përhershëm i Bundchenit

0
150

bundchenNjë prej modeleve më të famshme në botë dhe më e paguara ndonjëherë në historinë e modës, me një pasuri prej 250 milionë dollarësh të grumbulluar ndër vite, Gisele Bundchen, vazhdon të gëzojë linja të mrekullueshme, pavarësisht viteve që ikin. Supermodelja e “Victoria’s Secret”, nënë e dy fëmijëve, publikoi ditën e premte një imazh të saj në Twitter, në të cilin shfaqej me rroba banje. Braziliania, e cila ka udhëtuar në plazhet më ekskluzive të botës si pjesë e punës së saj, tregoi edhe një herë më shumë se ndonëse 32 vjeçe, vazhdon të ketë një formë fizike të njëjtë me një dekadë më parë, kur edhe nisi të dominonte pasarelat më të rëndësishme të botës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency