Williams tallet me Kim Kardashianin

0
139

williams robinRobin Williams është tallur me veshjen e Kim Kardashianit në mbrëmjen gala të Met Ball. Aktori i komedive ka shkruar në Twitter se një fustan i tillë i shkonte më shumë atij tek filmi “Mrs. Doubtfire”. Një ditë pasi Kimi u shfaq me një fustan me lule, Williams postoi një foto në Twitter nga filmi i vitit 1993, ku personazhi i tij shfaqet me një veshje të ngjashme. “Mendoj se mua më shkonte më shumë”, – shkroi aktori 62-vjeçar. Në filmin “Mrs. Doubtfire”, Williams luan rolin e një burri të ndarë nga gruaja, i cili shndërrohet në një dado britanike, në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency