Video që po bën xhiron e rrjetit, ministri nuk i jep dorën kancelares Merkel për shkak të koronavirusit

0
95

Frika nga koronavirusi ka bërë që edhe politikanët e shquar botërorë të marrin masa ekstreme.

Kështu, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale një moment kur kancelaria Gjermane, Anxhela Merkel, i ka zgjatur dorën ministrit të Brendshëm Horst Seehofer, por ai e ka refuzuar.

Në Gjermani momentalisht ka 150 raste të prekura me kornavirus, cka ka shtuar edhe frikën te politikanët e lartë.

Ndërkohë, një takim mes dy liderëve politikë në Tanzani ka tërhequr po ashtu vëmendjen e mediave.

Presidenti i vendit John Magufuli shihet duke shkëmbyer një përshëndetje me këmbë me politikanin e opozitës Maalim Seif Sharif Hamad.

Nga kjo “sindromë” takimesh “vuan” edhe Bruce Aylëard, kreu i misionit në Kinë për koronavirusit, ka refuzuar shtrëngimet e duarve, duke ofruar bërrylin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here