Myler: Fitorja e Bajernit nuk ishte mrekulli

0
119

Përgatiti Altin Vorpsi

Tomas Myler pas golit të katërtNumri 25 i Bajernit ishte autor i dy golave dhe i një asisti në sfidën kundër Barçës

 

 

Protagonisti absolut i atij triumfi të magjishëm të Bajernit të Mynihut përballë Barcelonës mendon se asgjë nuk ka qenë rastësi apo mrekulli. Për autorin e dy golave dhe të një asisti takimi i kthimit do jetë edhe më i bukur. Sipas Tomas Mylerit, “Camp Nou” nuk do të jetë më magjik

 

Tomas Myler, a e kishit menduar një fitore kaq të thellë ndaj Barçës?

Natyrisht ky është një rezultat që mund ta ëndërrosh, por në mendjen time nuk ishte aspak habi që ne e fituam këtë takim. Përpara takimit nuk e kishim menduar që fuqia jonë do të tregohej kaq qartë në fushë. Kur e shikon gjithë takimin, e kupton që ky sukses nuk ishte thjesht rastësi, edhe pse 4 gola ne nuk i prisnim.

 

Si ia dolët që të merrnit një sukses të tillë?

Ne e kemit treguar tashmë kundër Juventusit që jemi të gatshëm kur është e nevojshme, madje edhe në takimin fundit të kampionatit, e treguam që jemi gjithmonë në gjendjen më të mirë, edhe pse kjo s’ishte e nevojshme. Aktualisht po kalojmë një fazë të mirë, e gjithë skuadra punon nga numri 1 tek 25. Ajo që mua më kënaq më shumë është që ne me shumë u mundësuam rivalëve vetëm një rast dhe e mbajtëm portën e paprekur.

 

Sa vlen ky rezultat për ndeshjen e dytë në Barcelonë?

Katër gola të shënuar duhet thënë se nuk janë shumë. Por ne duhet të punojmë shumë në Barcelonë, e pastaj unë mendoj se kemi një shans të mirë, por futbolli ngelet sërish futboll. Këtë e ka treguar edhe Dortmundi ndaj Malagës. Ata arritën që brenda minutës së 90 të bënin dy gola. Nga ana teorike pra i bie që të bëjnë 180 gola, apo jo?

 

A mund të jetë kjo sfidë e rrezikshme?

Njeriu e ka parë shpesh magjinë e “Kamp Nout”, por ne duam që ti tregojmë botës që kjo nuk është e vërtetë për ne.

 

A erdhi goli i tretë si pasojë e një faulli?

Arbitri nuk fishkëlleu gjatë atij aksioni, kështu që kjo situatë duhet të mbyllet këtu. Pastaj kur unë bëj aksione të zgjuara në lojë, se kuptoj se pse të ndërpritet.

 

Keni dhënë një kontribut të madh për të fituar këtë sfidë. Si e vlerësoni veten tuaj?

Unë kam bërë pjesën time. Punët shkuan shumë mirë. Të duhet shumë mund në një takim gjysmëfinal të Championsit. Nëse loja mbaron mirë, atëherë ti ndihesh mirë. Unë e di që mund ta bëj lojën time mirë kur un vrapoj shumë.

 

Sa u gëzuat për të dy golat që shënuat?

Nuk u gëzova fare (qesh)

 

Pra çfarë ju duhet që ta shijoni këtë sukses?

Do të shkoj në shtëpi, do të nis trajtimin për goditjet që mora, do të shkoj në stërvitje, do të festoj pak dhe pastaj do të vazhdoj punën për takimin e së shtunës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency