Mediat iberike “bekojnë” Bajernin: Mbylli epokën e Barçës, për t’i marrë fronin

0
110

It's not a dreamPërgatiti Altin Vorpsi

 

Mediat spanjolle kanë folur dje për mbylljen e ciklit të Barcelonës

Sport dhe Mundo Deportivo kanë kritikuar ashpër katalanasit

 

Mediat iberike e konsiderojnë si një disfatë historike humbjen 4-0 të katalanasve në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve me Bajernin, ndërsa tregojnë me gisht nga Vilanova. Sipas tyre, ishte “Don” Jup Hejnkesi ai që e fitoi sfidën.

 

Në Spanjë

“Humbje historike” (“Marca”), “Natë e trishtuar” (“Sport”), “Fundi i një cikli” (“AS”). Janë këto kryetitujt e mediave kryesore sportive spanjolle pas disfatës së Barcelonës në “Allianz Arena”. “Ekipi më i mirë evropian, një markë që tentohet të kopjohet nga të gjithë, ishte hija e vetvetes. Barcelona kishte shkuar për të luftuar kundër Bajernit, por ky i fundit e ka dërrmuar skuadrën e Vilanovës si “i çmendur”, – shkruan e përditshmja sportive “Marca”. Tjetra e përditshme madrilene, “AS”, flet troç për “fundin” e një cikli. Leximi i humbjes së rëndë 4-0 në “Allianz Arena” ishte akti i fundit i madh se Mesit dhe Barcelonës u ka mbaruar cikli. Të gjitha ekipet e mëdha janë të dënuara ta përjetojnë një gjë të tillë, por jo duke shënuar një humbje të rëndë në një ndeshje kaq domethënëse. Barcelona do të ketë kuptuar dje, kundër Bajernit, jo vetëm se nuk mund të shkojë në finalen e “Wembley”-t, por se ka nevojë për një revolucion, për t’ia nisur nga e para…një cikël të ri”.

 

Katalanasit

Jo më pak të ashpra në komentet e veta ka qenë edhe shtypi katalanas. “Barcelona nuk ka përjetuar një turpërim të tillë deri më tani, në historinë e saj legjendare”, – shkruan “Sport”, e cila flet për mësimin historik. “El Mundo Deportivo”, duke e vënë gishtin mbi teknikun Tito Vilanova, autorin e vetëm që mund të bënte një ndryshim në rrjedhën e lojës, thotë se ndeshjen e fitoi Hejnkesi. “Veç përballjes së lojtarëve në fushë ishte edhe një duel taktik mes dy trajnerëve. Humbi turpshëm Vilanova, i cili ishte i kufizuar për të bërë zëvendësimin e parë në minutën e 83-të (Pedro-Vija). Edhe nëse peshohen gabimet e arbitrit Viktor Kasai, kjo nuk është e mjaftueshme për të fshehur rënien e Barcelonës. As arbitrimi katastrofik i Kasait, i cila ka legalizuar tre gola të parregullt, nuk mund ta justifikojë Barcelonën”.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency