Berisha: Serbia njohu Kosovën, Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë

0
105

Ina Jano

beroNë Ditën Ndërkombëtare të Librit, Kryeministri u bëri thirrje nxënësve të lexojnë sa më shumë letërsi shqiptare

 

Kryeministri në bashkëbisedim me gjimnazistët e Petrelës gjatë fjalës së tij ka vënë shenjën e barazimit mes marrëveshjes që u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia, me kryesocialistin Edi Rama dhe bllokimin që ai i ka bërë integrimit. Kreu i qeverisë deklaroi se Serbia me anë të marrëveshjes njohu territorin e Kosovës një pikë kjo tepër e rëndësishme. Duke paralelizuar zoti Berisha tha se nga ana tjetër kreu i opozitës, Rama, bllokoi integrimin e Shqipërisë, duke lënë kështu të kuptohet diferencën e madhe që ka mes dy çështjeve dhe dy zgjidhjeve të ndryshme që u është dhënë. “Po ju them se marrëveshja që u arrit midis Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme, në radhë të parë për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për të gjithë ne, për çdo shqiptarë është historike. Çfarë deklaroi pala serbe që firmosi dhe njohu integritetin e territorit të Kosovës, jo njohën e shtetit por të integritetit territorial të Kosovës, të cilën e konsideronte pjesë të saj më parë. Pse e bëri këtë deklaroi kryeministri i Serbisë? E bëmë këtë, tha ai, sepse zgjodhëm rrugën evropiane, për ndryshe ne ishim të bllokuar. Kurse ne që nuk kimi asnjë problem të tillë, ne në Shqipëri nuk votojmë tre ligjet. Opozita e përdori të kundërtën. Për interesa më të ngushta dhe më të paimagjinueshme shtyn bllokimin e reformave që janë që në 2012 në Parlament, duke shtyrë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat”, – nënvizoi shefi i qeverisë. I pyetur nga nxënësit për të mirat që sjell anëtarësimi në BE, Berisha tha se ndër të tjera ai garanton dhe konsolidon liritë tona. “BE është bashkim mbi bazën e vlerave që vendosin këto kombe të ndajnë me njëra-tjetrën dhe janë para së gjithash vlerat e lirisë, respektimit dhe garantimit të lirive tuaja. Qytetarët shqiptarë do të mund të mëkëmben me shpejt se kurrë. Në këtë bashkim standardet e jetesës janë më të lartat. Ka një politikë dhe fonde të mëdha, për infrastrukturë, që qytetarët shqiptarë ashtu si ai evropian të ketë rrugë, ujësjellës, shkolla dhe shërbime të cilësive më të larta. I gjithë ky proces realizohet nëpërmjet plotësimit të kërkesave. Ne bëmë gjithçka për statusin dhe ia dolëm nëpërmjet reformave tona që ta marrim”, – pohoi lideri i mazhorancës. Ndërsa duke u ndalur në komentet për ditën ndërkombëtare të librit, zoti Berisha u shpreh i lumtur që kishte pasur librin si mikun e tij më të mirë, gjatë të gjitha viteve të shkollimit të tij. Duke folur si një mik i librit, ai këshilloi të rinjtë që të lexojnë sa më shumë letërsi shqipe. “Programi ynë do ketë në qendër të rinjtë dhe të rejat, shkollimin, punësimin, një jetë cilësore dhe të ardhme evropiane. Ne kemi tek ju mbështetjen kryesore ndaj ndjehemi krenar dhe do bëjmë gjithçka që të shndërrojmë në realitet ëndrrat tuja për ju, familjen tuaj dhe vendin”, – tha Berisha. Në Ditën Ndërkombëtare të Librit Kryeministri duke rrëfyer copëza ka fëmijëria e tij, i këshilloi të rinjtë që të lexojnë sa më shumë letërsi shqiptare. “Ju këshilloj të bëni çdo gjë për të pasur raportin më të ngushtë me librin. Kur vështroj pas fëmijëria ime ka qenë më e ndryshme, por i them vetes kam pasur fat të madh që kam pasur pasion librin. Dhe ku vështroj pas arrij në përfundimin se nuk kam pasur aleat më të fuqishëm se libri. Në periudhën time nuk ishte e thjeshtë të gjejë libra të mirë, sot e tërë letërsia e botës gjendet në librari dhe bibliotekat e vendit. Kam qenë student dhe ishte vështirë të merrnim një libër se merreshin vetëm me autorizime, se ishin të ndaluara. Asgjë nuk i shërben njeriut me shumë se libri. Një këshillë miqësore: Duhet të lexoni sa më shumë letërsi shqiptare. Unë jua them këtë, sepse nëse ka një fushë ku ne duhet të jemi krenarë, është letërsia. Sot kemi shkrimtarë dhe poetë të rangut botëror. Unë nuk jam kritik letrar, por ju siguroj se Kadareja sot është njëri prej më të mëdhenjve, ndofta dhe më i madhi. Kemi monumente letërsie dhe ngrihet në të gjithë lartësitë, por nuk është vetëm ai, por janë dhe shumë të tjerë”, – tha Berisha.

 


SHBA, konferencë për zgjedhjet në Shqipëri

Moore: Opozita bllokoi integrimin evropian për shkaqe politike

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ishin tema e një konference që u mbajt dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalës së tyre përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit u shprehën se data e zgjedhjeve nuk duhet të shtyhet me asnjë ditë. Ata shprehën rëndësinë që ka Komisioni i Zgjedhjeve në këtë drejtim dhe u shprehën se duhet që të mos rrezikohen zgjedhjet. Anëtari i DASH-it, Jonathan Moore, nga Zyra e Çështjeve të Evropës Qendrore e Jugore në DASH, i cili pak ditë më parë vizitoi edhe Shqipërinë, bëri thirrje gjatë konferencës se zgjedhjet duhet të arrijnë standarde demokratike, ndërsa theksoi faktin se Shqipëria është nën monitorim për këtë proces dhe të gjitha palët duhet të kryejnë funksionin që u është caktuar. “Do të monitorojmë zgjedhjet e 23 qershorit. Dita më e rëndësishme është ajo e pas zgjedhjeve. U bëj thirrje partive politike që zgjedhjet të zhvillohen në datën e caktuar”, – tha ai. Sipas zyrtarit të DASH, është KQZ-ja institucioni që duhet të sigurojë zgjedhjet. “Procesi duhet të jetë i lirë dhe i ndershëm, KQZ të sigurojë zgjedhjet. Ne do të vëzhgojmë, nuk duhet të tolerohet dhuna”, – tha Moore. Sipas tij, opozita ka vendosur të mos ndryshojë qëndrim për KQZ, ndërsa shtoi se nëse KQZ nuk funksionon, nuk do zhvillohen zgjedhjet. Më tej Moore debatoi me ish ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Withers. Ky i fundit tha se në vendin tonë zgjedhjet do të manipuloheshin. Ndërkohë që Moore iu drejtua duke i thënë se : ”As opozita nuk pohon një gjë të tillë. Ata thonë se do të fitojnë. Opozita bllokoi integrimin evropian për shkaqe politike”. Gjatë kësaj konference ka folur edhe Rob Benjamin nga Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare. Benjamin është shprehur se zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri kanë qenë problematike, për shkak të kontestimit. “Nuk ka zgjedhje perfekte, por duhen bërë zgjedhjet e duhura. Shpresoj që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve”, – shtoi Benjamin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency