De Biazi: Seria A duhet të hedhë sytë nga Shqipëria për lojtarë

0
123

Përgatiti Altin Vorpsi

DE-BIAZI-konferenceTrajneri i Shqipërisë këshilloi dje klubet italiane që të hedhin sytë drejt vendit tonë per talnte

 

Komisari teknik kuqezi, Xhani de Biazi, në një intervistë ekskluzive për “Fantagazzetta”-n, pohoi dje se ndihet “mjaft komod në bankinën e Shqipërisë”. “Arkitekti” i përfaqësues sonë, përveç pyetjeve që iu bënë për derbin e Torinos dhe një sërë skuadrash të tjera në kampionatin italian, foli gjatë për Shqipërinë.

 

Mundësitë e Shqipërisë

Gazetari pyeti teknikun tonë të kombëtares se cilat ishin mundësitë e Shqipërisë për shkuar në Brazil më 2014. “E kam shumë të vështirë të përgjigjem. Ne kemi nisur punën tonë pa një pritshmëri të madhe. Unë dija që duhet të rinovoja skuadrën dhe mund të them se ky proces ende nuk ka mbaruar. Sa i përket klasifikimit në grup jemi në një pikë të mirë, edhe pse kemi ende pesë ndeshje për të luajtur. Tani vjen edhe më e bukura”, – tha De Biazi.

 

Shqiptari më i talentuar

Një tjetër argument interesant i trajtuar në këtë bisedë ishte edhe ai që fliste për lojtarin më të talentuar shqiptar. Edhe në këtë pikë De Biazi u tregua mjaft diplomat, duke mos u zhbalancuar: “Është një pyetje shumë e bukur për ju dhe shumë e keqe për mua (qesh). E kam të vështirë të përgjigjem… le të themi se kam më shumë se një lojtar të talentuar. Për mendimin tim, problemi i vetëm është se ata që janë më të mirët janë “zbuluar” dhe luajnë në Gjermani ose në kampionate të tjera të rëndësishme”.

 

Këshilla

I pyetur se cilin lojtar mund t’u këshillonte skuadrave italiane, mister De Biazi nuk preferoi që të publikonte emra. Italiani preferoi vetëm të këshillonte bashkëkombësit e tij që kanë në dorë fatet e shumë prej skuadrave të Serisë A: “Nuk mund të flas me emra konkretë, pasi mund të më akuzojnë se sponsorizoj vetëm disa lojtarë. Mund t’u këshilloj klubeve italiane që t’i hedhin përfaqësues shqiptare, pasi ka lojtarë të rinj me perspektivë të madhe”.

 

E ardhmja

Pyetja e fundit nuk mund të kishte një temë tjetër. Gazetari italian e pyeti De Biazin për të ardhmen dhe se sa i mungonte futbolli italian. “Shumë pak më mungon. Është e qartë që nëse një ditë, jo tani sigurisht, do të më ofrohej një vend ku me një projekt serioz, unë do të rikthehej me shumë dëshirë. Kësaj here ju siguroj se do të marr masat e duhura”, – përfundoi De Biazi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency