Studimi Goditjet e kokës, të dëmshme për “aftësitë kuptuese” të lojtarëve

0
112

Marrë nga “liberoquotidiano.it”

goditjet me kokeNga auditori amerikan vjen një raport që mund të frikësojë ata që nuk bëjnë dot pa futbollin dhe natyrisht goditjet me kokë. E vërtetë që goli me kokë na duhet, por shikojmë se ç’thotë znj. Anne Sereno…

 

 

Futbollistë të budallallepsur në fund të karrierës? Faji i goditjeve me kokë, thotë Universiteti i Teksasit. Goditjet me kokë nuk qenkan dhe aq të padëmshme. Natyrisht që mund të na pëlqejë për momentin edhe finalizimi me gol, por një goditje, edhe pse e lehtë, mund të na vërë në rrezik “aftësitë kuptuese” të lojtarit. Këtë tezë mbron kërkimi i kryer prej Anne Sereno, nga departamenti i Qendrës së Shëndetit i Universitetit amerikan.

 

Studimi

Sipas këtij studimi, kush godet me kokë topin gjatë një ndeshje futbolli mund të këtë pasoja të rënda në aftësitë njohëse. Dhe, siç është theksuar, “budallallepsja” mund të shfaqet dhe pas një goditje të lehtë. Studimi shkencor “Dëshmi e mosfunksionimit të duhur kuptues pas lojës së futbollit dhe goditjeve me kokë” është publikuar në revistën “Plos One”. Për ta realizuar është përdorur një teknikë e re analize që bazohet mbi tablet dhe aplikacione, që synojnë të masin impaktin e goditjeve të topit tek aftësitë mendore të atletëve.

 

Një burim

Rezultatet kanë evidentuar se kush luan futboll, është më pak i shpejtë dhe efikas se ata që s’kanë lidhje me topin në përdorimin e disa aplikacioneve në tablet, aktivitete këto që kanë lidhje me vlerësimin e aftësive kuptuese. Sipas asaj që vlerësojnë kërkuesit shkencorë, tabletët përbëjnë një mjet shumë të shpejtë dhe të mirë për skanimin e modifikimeve njohëse të pësuara nga atletët gjatë aktivitetit sportiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency