INSTAT: Në vend, 324 mijë ekonomi bujqësore, kryeson Fieri

0
127

Ervin Kaduku

 

bujqesi–   Vendi rezulton me një numër të madh njësish blegtorale, që përbëjnë 70% të totalit

 

INSTAT ka publikuar rezultatet paraprake të regjistrimit të njësive ekonomike bujqësore, i cili u zhvillua në terren në muajin tetor 2012. Ky regjistrim është bërë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare, delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë si dhe qeverisë suedeze nëpërmjet programit SIDA.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në vend ka gjithsej 324 mijë njësi ekonomike bujqësore. Numri më i madh i tyre është në Fier, me 16% të totalit, i ndjekur nga Elbasani me 14% dhe Tirana me 13%.

Rreth 70% e njësive ekonomike bujqësore në total, i përkasin blegtorisë, sipas INSTAT. Fieri mbetet sërish rajoni me numrin më të madh të njësive ekonomike në fushën e blegtorisë, me rreth 37 mijë njësi.

Pothuajse të gjitha njësitë ekonomike bujqësore, sipas formës juridike, janë persona fizikë.

Sipas përkufizimit të INSTAT-it, njësi ekonomike bujqësore është njësia tekniko-ekonomike e vendosur nën një drejtim unik, e përbërë nga terreni, edhe pse në ngastra (parcela) jo të vazhdueshme, në të cilën realizohet prodhimi bujqësor, pyjor dhe blegtoral, drejtuar nga një drejtues, d.m.th. person fizik, (person i vetëm ose bashkime fshatare), “ente shtetërore” apo “të tjerë”.

Do të konsiderohet njësi ekonomike bujqësore ajo njësi që plotëson kriteret e mëposhtme: · një njësi e vetme si teknike dhe ekonomike, që i referohet përdorimit të të njëjtave mjete prodhimi dhe mbarështimit të kafshëve; · menaxhim i vetëm: sistemi i menaxhimit të fermës vendoset vetëm nga një person ose grup personash; · njësia është angazhuar me aktivitete bujqësore “për llogari të vet”, si aktivitet të vet parësor ose dytësor;

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency