Ndërtimi, heqja e TVSH-së për makineritë, në kohën e duhur

0
143

Ervin Kaduku

 

makineriHeqja e TVSH-së për makineri të kushtueshme, që sigurojnë realizimin e investimeve në sektorin e ndërtimit, duket se është një masë e ndërmarrë pikërisht në kohën e duhur nga qeveria. INSTAT njoftoi dje se sektori i ndërtimit në 3-mujorin e fundit 2012 u përball me ulje 0.1% të shpenzimeve ndaj 3-mujorit të tretë të 2012-ës, por dhe me shpenzime më të larta për blerjen e makinerive dhe transportit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2011-ës. Sipas të dhënave nga Indeksi i Kushtimit të Ndërtim, publikuar nga INSTAT, rezulton se në total, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011 Indeksi i Kushtimit në ndërtim u rrit me 0.5%. Në vitin 2011 ky ndryshim ndaj vitit 2010 ishte 0.7%.
Megjithatë, me bazë tremujore, në tremujorin e katërt 2012, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi ulje me 0.1% ndaj 3-mujorit të tretë 2012, ku Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” u ul me 1.2%. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materiale ndërtimi” u ulën me 1.9% dhe për “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 0.6%. Ndryshe këtyre nëngrupeve, rritje pësoi indeksi i çmimeve për grupin “Materiale hidrosanitare” me 3.0% krahasuar me tremujorin e tretë 2012.
Indekset e grupeve “Shpenzime makinerie” u ulën me 1.0% dhe për “Shpenzime për pagat” u ulën 1.3% krahasuar me tremujorin e tretë 2012. Ndërsa indeksi i grupit ” Shpenzime transporti” pësoi rritje 0.2%. Krahasuar me tremujorin e tretë 2012, në tremujorin e fundit vjet u rritën shpenzimet me 0.9% në grupin “Kosto të tjera”.

Eliminimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë do të ulë koston 20 për qind, ndërkohë që do të krijojë mundësi më të mira për gjendjen e likuiditetit në dispozicion të subjekteve që operojnë në këtë sektor. Kjo masë është përshëndetur nga organizatat kryesore të biznesit në vend, ndërkohë që ato kanë kërkuar që nisma qeveritare të shtrihet edhe në fusha të tjera të biznesit, që ndodhen aktualisht në vështirësi nga pasojat e krizës globale. Ndërkohë, mbetet ende e pazgjidhur problematika e tyre me bankat e nivelit të dytë, të cilat rezulton se kanë kufizuar, në ulje, sasinë e kreditimit dhe presin marrjen e masave nga Banka qendrore në këtë drejtim, masa që janë shpallur kohët e fundit por ende pritet të diskutohen me grupet e interesit dhe të bëhen publike, para se të zyrtarizohen.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency