300 vende të lira për t’u punësuar në Itali, afatet dhe formulari i aplikimit

0
162

punesimKandidaturat do të mund të paraqiten deri më 22 mars 2013, duke plotësuar një formular të posaçëm regjistrimi. Formulari i plotësuar i regjistrimit duhet dorëzuar personalisht, së bashku me një dokument identifikimi, në Sportelet e Migracionit pranë Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, ku do të merret një kod personal për kryerjen e regjistrimit

 

Njoftimi ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidaturave që do të pasohet nga përzgjedhja e 300 shtetasve shqiptarë, që do të bëhet nga Patronato ACLI dhe nga Shoqëria AxL (në vijim “entet e autorizuara”). Për të njëjtin qëllim, një tjetër përzgjedhje mund të bëhet, në vijim, nga ente të tjera italiane. Kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësinë për të marrë pjesë në kurset e formimit që do të realizohen në kuadër të projekteve të zbatuara nga entet e autorizuara. Programet e formimit janë të miratuara nga Ministria Italiane e Punës dhe Politikave Sociale si programe që, pas regjistrimit në një listë të posaçme, u mundësojnë atyre që i përfundojnë, në rastin kur ka një kërkesë specifike për punësim, të drejtën e preferencës për hyrjen në Itali, siç parashikohet në Nenin 23 të Tekstit Unik italian për Imigracionin.

Aplikimi

Kandidaturat do të mund të paraqiten deri më 22 mars 2013, duke plotësuar një formular të posaçëm regjistrimi. Formulari i plotësuar i regjistrimit duhet dorëzuar personalisht, së bashku me një dokument identifikimi, në Sportelet e Migracionit pranë Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, ku do të merret një kod personal për kryerjen e regjistrimit. Regjistrimi është i mundur në Sportelet e Migracionit në qytetet e treguara në vijim: Berat, Bulqizë, Burrel, Delvinë, Devoll, Durrës, Elbasan, Ersekë, Fier, Gjirokastër, Gramsh, Has, Kavajë, Korçë, Krujë, Kuçovë, Kukës, Laç, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Peqin, Peshkopi, Pogradec, Pukë, Përmet, Sarandë, Shkodër, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Tropojë, Vlorë. Kandidatët mund të regjistrohen vetëm në Sportelin e Migracionit të rajonit të tyre administrativ. Nuk do të merren parasysh kandidaturat që do të mbërrijnë mbas orës 14:00 të datës 22 mars 2013. Kandidatëve u këshillohet të specifikojnë, në formularin e regjistrimit, çdo vërtetim apo certifikatë të marrë, veçanërisht për sa i përket njohjes së gjuhës italiane. Për shembull, këshillohet të tregohet kryerja e kurseve të gjuhës italiane pranë Institutit Italian të Kulturës apo qendrave të tjera të formimit, shkollat dygjuhëshe, shkollat që janë pjesë e programit Iliria, përvoja studimi në Itali.

 

Kurset

Kurset e formimit, do të zhvillohen në periudhën ndërmjet fillimit të Prillit 2013 dhe fundit të Majit 2013. Bëhet fjalë për kurse intensive prej 6 – 8 orësh në ditë për 4 -5 ditë në javë, që do të zhvillohen kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me kusht që të arrihet krijimi i klasës prej 20 personash. Shpërndarja e pjesëmarrësve nëpër klasa është e drejtë e patjetërsueshme e enteve. Është e detyrueshme pjesëmarrja në të paktën 80% të orëve të përgjithshme të kurseve dhe në veprimtaritë e ndërmjetme të kontrollit, në të kundërt kandidati përjashtohet nga përzgjedhja përfundimtare. Kandidatura dhe pjesëmarrja në procedurat e përzgjedhjes dhe në kurset e formimit është falas. Për kursantët me qëndrim në lokalitete të ndryshme nga vendi ku do të zhvillohen aktivitetet e formimit është parashikuar një rimbursim i kostove që lidhen me transportin nga/për në vendbanimin e kandidatit, qëndrimin dhe ndoshta strehimin gjatë kurseve, sipas modaliteteve që do të përcaktohen nga entet. Këto kosto mbulohen ekskluzivisht nga entet e autorizuara për formimin.

 

Kriteret

1. Parapërzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat (për t’u futur në intervistë).

2. Intervista përzgjedhëse tekniko-motivuese (për t’u futur në kurset e formimit).

3. Frekuentimi i kursit të formimit.

4. Provimi përfundimtar për të verifikuar aftësitë dhe shkallën e njohjes së gjuhës italiane

(vetëm për personat që do të kenë ndjekur të paktën 80% të orëve të kursit formimit)

5. Regjistrimi në listat e preferencës me qëllim punësimin në Itali, mbi bazën e rezultatit të

provimit përfundimtar.

Fushat e punësimit

  1. Punonjës shtëpie dhe asistencë familjare
  2. Hoteleri-Turizëm
  3. Punonjës metalesh dhe mekanikë
  4. Fizioterapi dhe Teknikë Ortopedike
  5. Pastrim dhe mirëmbajtje e thjeshtë

 

 

 

Vendet e lira sipas fushave, më shumë mundësi për gratë

Regjistrimi do të kryhet në qytete: Berat, Bulqizë, Burrel, Delvinë, Devoll, Durrës, Elbasan, Ersekë, Fier, Gjirokastër, Gramsh, Has, Kavajë, Korçë, Krujë, Kuçovë, Kukës, Laç, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Peqin, Peshkopi, Pogradec, Pukë, Përmet, Sarandë, Shkodër, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Tropojë, Vlorë

 

Nga 300 vende të lira më shumë se gjysma prej tyre pritet të jenë për garë. Sipas Ministrisë së Punës fushat ku gratë mund të punësohen janë të shumta. Të gjithë kandidatët do të vlerësohen për eksperiencat e mëparshme që do të kenë pasur në punë të tilla si dhe rezultati i tyre. Entet italiane do të merren më të gjitha detajet duke filluar nga sigurimi i kushteve për punonjësit deri te korrektësia që do të ketë secili.

 

ASISTENCË FAMILJARE DHE PUNONJËS SHTËPIE

Asistenca familjare parashikon mbështetjen parashikon mbështetjen, gërshetimin dhe/ose zëvendësimin e funksioneve të kujdesit për familjen dhe shtëpinë. Në këtë sektor, përveç aktiviteteve që lidhen me rregullimin e shtëpisë, përfshihet edhe përkujdesja për fëmijë dhe/ose të moshuar, të pavarur ose jo. Profilet kryesore të kërkuara:

a) Asistent/e familjar/e

b) Punëtor/e shtëpie

HOTELERI–TURIZËM

Sektori hoteleri-turizëm është pjesa e sektorit industrial dhe tregtar që merret me ofrimin e shërbimeve të pritjes përmes strukturave pritëse (hotele, pensione, fjetina, kamping) dhe shërbime të tjera që lidhen me to (për shembull shërbime ushqimi dhe zbavitjeje).

Profilet kryesore të kërkuara:

a) Portier hoteli/recepsionist

b) Punonjës për rezervimet

c) Punonjës administrate

d) Shërbim kati: mbajtës bagazhesh, kamerier/e kati, guvernante

e) Restorant: kamerier salle, punonjës në sallën e mëngjesit, banakier, punonjës në fast-food

f) Kuzhinë: kuzhinier specialiteti, ndihmës kuzhinier, pjatalarës

g) Punonjës mirëmbajtjeje të strukturës dhe pajisjeve teknike

 

PËRPUNIM METALESH DHE MEKANIKË

Sektori i përpunimit të metaleve dhe mekanikës është sektori industrial që, duke u nisur nga përdorimi i lëndëve të para dhe/ose produkteve gjysmë të gatshme të industrisë metalurgjike, realizon prodhimin e produkteve të gatshme të llojeve dhe kompleksiteteve të ndryshme. Sektorët shembuj mund të jenë: prodhimi i makinerive, prodhimi i veglave të punës, prodhimi i impianteve industriale, struktura metalike, ndërtim mjetesh transporti (trena, aeroplanë, makina, etj.), industria e çelikut.

Profilet kryesore të kërkuara:

a) Programues për kontroll numerik të kompjuterizuar / përgatitës makinerie

b) Saldator

c) Elektricist

d) Montator Mekanik

e) Operator për kontroll numerik të kompjuterizuar 7

 

FIZIOTERAPI DHE TEKNIKË ORTOPEDIKE

Sektori i fizioterapisë është sektori i përkujdesjes së personave që merret me ndërhyrje të parandalimit, kujdesit dhe rehabilitimit të zonave të lëvizjes, funksioneve të jashtme dhe të brendshme në vijim të ngjarjeve patologjike, nga shkaqe të ndryshme, të lindur ose të fituar. Sektori i teknikës ortopedike është sektori i përkujdesjes për personin që vepron në krijimi dhe/ose përshtatjen, vendosjen dhe furnizimin e protezave, aparateve dhe mjeteve ndihmëse, korrigjuese dhe mbështetëse të aparatit lëvizës.

Profilet kryesore të kërkuara:

a) Fizioterapist

b) Teknik Ortopedik

 

SHËRBIME PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJEJE TË THJESHTË

Sektor që përmes përdorimit të teknologjive, produkteve, pajisjeve dhe makinerive ofron shërbime pastrimi dhe mirëmbajtjeje në sektorin civil, industrial, spitalor dhe hotelier. Shërbimi i pastrimit në përgjithësi parashikon mirëmbajtjen higjienike të zyrave, komplekseve, fabrikave, rrugëve, shesheve dhe mjeteve të transportit, higjienizimin e impianteve teknologjike dhe pastrimin e hangarëve, zgarave, presave, impianteve të lyerjes, makinerive, stampave. Shërbimi i mirëmbajtjes në përgjithësi parashikon mirëmbajtjen e zakonshme dhe sipas nevojës të strukturave, kontrollin e rregullt të aparaturave teknike për të parandaluar çdo mosfunksionim dhe për verifikimin e funksionimit të saktë të impianteve hidrike, termoelektrike dhe të kondicionimit.

Profilet e kërkuara:

a) Punëtor/e pastrimi

b) Punëtor/e mirëmbajtje

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency