Saimir Pirgu për “La Repubblica”: Falë këtij artisti u dashurova me operan, ai është heroi im

0
110

Saimir Pirgu është një tenor me famë botërore. Por Pirgu nuk ka harruar se kush ia ka dhënë shtysën e parë drejt suksesit. Ai ka qenë me fat të madh që ka pasur një profesor si tenori i madh Luciano Pavarotti.

Në një intervistë për prestigjiozen italiane ‘La Repubblica’, ai ka kujtuar me nderim mjeshtrin e tij.

“Falë tij u dashurova me operën. Ishte një mbret dhe ishte i vetëdijshëm për këtë. Më trajtonte miqësisht”, thotë Pirgu ndërsa pranon se falë Pavarottit ai hyri kësaj rruge. “Kam hyrë në këtë profesion falë Pavarottit. Isha adoleshent, kur më ndodhi të isha në TV në koncertin mes tre tenorëve, Pavarotti, Domingo dhe Carreras. Që nga ai moment rashë në dashuri me operan. Dhe Luciano u bë heroi im”.

Pirgu rrëfen edhe ku i zhvillonte leksionet me maestron.

“Në muajt e verës. Shkoja ta vizitoja në shtëpinë e tij në Modena ku ai kalonte periudhën e nxehtë të vitit. Kisha nisur të punoja dhe në verë këndoja shpesh në festivalin kushtuar Rosinit. Ndërkohë kisha blerë një celular dhe ende sot nuk kam guximin t’i fshij tre numrat e tij. Zakonisht ishte ai që më telefononte, në mëngjes. Donte që të gatuanim bashkë një mëngjes të shijshëm në mënyrë që të këndonim rehat deri në drekë. Më thoshte gjithnjë: “Nëse nuk ha mirë, nuk këndon mirë”, kujton me krenari tenori shqiptar.

Si shkonin leksionet me të?

“Shkoja ta vizitoja në shtëpinë e tij në Modena o, Pesaro, ku ai kalonte stinën e nxehtë. Kisha nisur punë dhe në verë shpesh këndoja në festivalin pesarez që i dedikohej Rosinit. Në këtë kohë kisha blerë dhe një celular, dhe ende dhe sot e kësaj dite nuk kam gjetur kurajo për të fshirë tre numrat e tij. Zakonisht ishte ai që më merrte në telefon, mëngjeseve. Dëshironte që të hanim një mëngjes të mirë në mënyrë që me komoditet të këndonim deri në orët e drekës. Më thoshte se, nëse nuk ha mirë, nuk këndon mirë. Kam përgatitur me të, Elisir, Rigoletto, Traviata dhe Lucia. Kemi punuar dhe për Mozart. Insistonte në faktin se duhet të ishim të pakapshëm. Këmbëngulte duke thënë se, teknika ndihmon në jetëgjatësinë e artistit, i jepte identitet dhe siguri këngëtarit dhe në momentet kur zëri nuk ishte maksimumi. Për të, të kënduarit duhet të ishte si të folurit. Informacionet e tij ishin të panumërta dhe shumë sinjifikative. Më kanë mbetur brenda si dritare. Sot kur kërkoj përgjigje, i hap një e nga një. Kështu eksperienca ime u bë e shkëlqyer.

Fliste për fizikun e tij të gjerë?

“Thoshte se; ti do të besoje në një Werther si unë? Me një fizik tjetër do e kishte kënduar atë opera, vepër që e donte shumë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here