Përplasjet e dhunshme në kryeqytet/ Policia ndalon agjensinë e njohur të filmojë, i detyron të fshijnë fotot

0
209

Përplasje të dhunshme, rrahje brutale dhe skena vandalizmi, ka patur mbrëmjen e djeshme mes tifozëve të të dyja ekipeve finaliste të “Conference League”, Romës dhe Fejnord, përfshirë incidente me shqiptarë që janë ndodhur në të njëjtin ambient me tifozët. Përleshjet janë zhvilluar edhe mes tifozëve dhe policisë shqiptare, ku kanë mbetur të lënduar disa policë.

Gjatë atyre momenteve janë shënuar edhe incidente mes policisë dhe medias, ku raportohet se policia ka patur edhe reagime të dhunshme.

Fotografit të agjensisë së njohur, LSA, i është marrë aparati nga policia dhe i është rikthyer pas disa minutash, por sipas përfaqësuesit të kësaj agjensie, Gent Shkullaku, fotografi është detyruar nga policia të fshijë fotografitë e shkrepura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here