Të gjitha fanset takim me George Clooney në ditën e të dashuruarve

0
153

 

george clooneKush nuk do ta donte një takim me George Clooney dhe për më tepër në ditën e të dashuruarve? A ka ndonjë vajzë që nuk do ta dëshironte, qoftë edhe sikur një moment me super-aktorin. Kjo gjë ka ndodhur pikërisht në 14 shkurt në Londër. Atëherë kur George Clooney ka qëndruar i ulur në kolltuk tek muzeu “Madame Tussauds” për të takuar të gjitha fanset e tij. Fillimisht muzeu ka organizuar një pyetësor vetëm për femrat, të cilat kanë shprehur se ideale për to do të ishte ta kalonin këtë ditë me aktorin George Clooney. Për këtë arsye filloi puna duke krijuar një statuj prej dylli në “Madame Tussauds”, të aktorit George Clooney. Statuja e tij qëndroi përgjatë ditës së Shën Valetinit në një divan të ulur në rrugën “Carnaby Street”, ku femrat mund ta puthnin apo përqafonin apo mund të bënin foto dhe video me statujën e aktorit. Kjo ishte një mënyrë për t’i gëzuar të gjitha femrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency