Plani i Përgjithshëm Vendor i Tiranës/Veliaj një vit kryebashkiak. Olli: Dominon rritja e taksave dhe mungesa e transparencës

0
142

 

I kontaktuar nga gazeta “Standard” Olli theksoi se plani i pretenduar dhe i prezantuar nga kryetari i bashkisë  Tiranë është në shkelje të hapur me ligjin numër  ligjin 139  “Për Vetëqeverisje Vendore” ku janë përkatësisht nenet  15, 16, 17 në të cilët është bërë një shkelje e hapur e ligjit

Sejrie Baleta

 

Ndryshimet qeveritare që dje shënuan një vjetorin e ardhjes në pushtet të kryebahkiakut të ri të bashkisë Tiranë u festuan dje nga Erjon Veliaj. Me këtë rast bashkia e Tiranës prezanton vizionin dhe strategjinë për Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës, “TR030”. Prezantimi u bë në një konferencë ditore ku ishte i pranishëm dhe arkitektit Stefano Boeri, të cilët diskutuan dhe hodhën idetë e tyre mbi Tiranën e së ardhmes. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vuri theksin se drafti i hartuar vendos piketat se si do të jetë Tirana e 20 viteve të ardhshme, ndërsa theksoi se ai do të ballafaqohet në një sërë debatesh dhe diskutimesh që do të zhvillohen në çdo njësi të Tiranës gjatë muajve të verës, njësoj siç u veprua me projektin e këndit të lojërave për fëmijë apo për projektin e sheshit “Skënderbej”. Për Planin  e Përgjithshëm Vendor të Tiranës, kryebashkiaku tha se do të jenë disa risi në këtë plan.  “Më vjen mirë që një nga idetë më provokuese është ai që quhet ‘metro-pylli’, pra pylli metropolitan i Tiranës”.  Një ide të dytë që parashikon ky projekt është edhe ai për ndërtimin e dy unazave të reja për Tiranën, duke krijuar kështu më shumë mundësi, jo vetëm për ata që kanë një makinë, por edhe ata që kanë zgjedhur të ecin me biçikletë apo në këmbë.  Nuk mjafton nëse nuk konceptohet dhe nëse nuk qepet edhe nga ana e konceptit urbanistik, edhe me pjesë të tjera siç është Parkui Lumit të Tiranës, siç është sheshi “Skënderbej”, apo i gjithë kompleksi universitar,e mandej investimet që do të vazhdojmë të bëjmë në Parkun e Liqenit të Tiranës”,theksoi kryebashkiaku.  Propozimi ynë është që qendra të tjetër të jetë zona e Kombinatit, zona e Kinostudios, zona e Laprakës, pjesa e Bulevardit të Ri, e cila do të zhvillohet si një lagje e re e Tiranës, trekëndëshi i zonës industriale të Shkozës me Farkën, zona e Qytetit Studenti, Sauk, Lundër, e cila tashmë ka marrë fizionominë e një poli urban”, përfundoi Veliaj.

Reagimi i PD-së

Bashkia e Tiranës në lidhje me prezantimin e prezanton e  Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës, “TR030” i është kundërpërgjigjur këshilltari i djathtë në bashkinë e Tiranës Leonardo Olli. I kontaktuar nga gazeta “Standard” Olli theksoi se plani i pretenduar dhe i prezantuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës është në shkelje të hapur me ligjin numër  ligjin 139  “Për Vetëqeverisje Vendore” ku janë përkatësisht nenet  15, 16, 17 në të cilët është bërë një shkelje e hapr e ligjit.

Neni 15i ci është për “Transparenca e veprimtarisë së njësive të vetëqeverisjes vendore” është shkelur

Neni 16 i cili i përket “Konsultimi publik në njësitë e vetëqeverisjes vendore” po prapë ky është shkelur.

Dhe neni 17 për “Mbledhjet e këshillit të baskisë” po ashtu dhe ky është shkelur nga kryetari i bashkisë së Tiranës. “Që në momentin e parë që kanë ardhur në pushtet ka qenë shkelja e hapur dhe mungesa e që e kanë shoqëruar këtë qeverisje. Ky plan i përgjithshëm vendorë nuk i është paraqitur Këshillit Bashkiak. Për konsultime me grupe të interesit është Këshilli Bashkia. Detyrimi  ligjorë ia ngarkon Këshillit Bashkiak që të bëjë konsultime me publikun në lidhje me planin e përgjithshëm vendorë. Këshilltarët janë përfaqësues të përzgjedhur duket të përfshihet drejtpërsëdrejti në këshillimet me publikun. Planet që po paraqet janë një tallje me qytetarët. Ai nga pikëpamja e të drejtës së tij ai mund të takojë këdo. Por projektet që janë në vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak i bën vetëm Këshilli Bashkiak. Ai duhet të na e paraqesë plani dhe të na vërë në dispozicion që ne ta konsultojmë me grupet e interesit.

Dështimet e bashkisë Tiranë gjatë një viti qeverisje

Këshilltari i djathtë gjithashtu nuk la pa u ndalur dhe të pjesa dhe mënyra se si kryetari po e qeveris Tiranën po e përshkruaj larg retorikave politike. “Roli dhe përgjegjësit e drejtuesit të bashksë janë administrimi dhe menaxhimi i njësisë dhe territorit. Shtyllat në të cilat mbështeten janë, sistemi i taksave dhe tarifave, transparenca, elementët e zhvillimit dhe punësimit dhe të drejtat e individit.

Barra e rëndë e taksave

Më tej në fjalën e tij Olli e virri theksin dhe tek barra e rëndë e taksave. “Kemi një qytet i cili po vuan në mënyrën më të jashtëzonkshmë barrën fiskale ndaj qytetarit dhe biznesit. Një e treta e bizneseve së sotme tashmë janë të mbyllura. Kjo vjen si pasojë e barrës së rëndë të taksave. Këto janë mbylluar nga marsi prilli dhe në vijim të 2016. Vetëm taksa e tabelës qoftë 2m dhe 1 cm është 400 mijë lekësh të vjetra. Dhjetëfishimin për taksën e tarifës për hapësirën publike. Trafa do të thotë shërbim. Taksa ka të bëjë mbi të ardhat e biznesit. Kalimi  është një plan i mirëogrganaziur i qeverisjes vendore e cila hoqi taksat për biznesin e vogël dhe ka krijuar këtë mënyrë për tua marrë nëpërmjet tarifave. Nga taksa tani ua ka kaluar në tarifa. Ke një taksë anti kushtetuse sikundër është taksa për infrastukturën arsimorë. Njësia e qeverisjes vendore i merr taksat dhe tarifat vetëm në bazë të ligjeve. Është një detyrin i qeveris dhe buxhetit të shtetit  dhe jo nëpërmjet buxheteve të bashkisë. E ka antikushtetuese dhe ne konceptin kohore 7 vjecare kur mandati është 4 vjet. Nga ana tjetët është edhe taksa e sheshtë. Kjo taksa e infrastukturës bie dhe mbi shpatullat e qytetarëve. Nuk është marrë asnjë msë për tu shmangur grupet vunerabet grupet ne nevoje,  pensionistë, sepse të gjthëve u shkon kjo në faturën e ujit.  Për fat të keq kjo taksë nga i njëti indivit paguhet 2deri në 4 herë nëse ke 2 apatamete do ta paguash dy herë. Bizneset që paguajnë më shumë se familjarët e paguajnë dhe përmjet  nipçeve sekondare. Është antikushtetues si koncept është antikushtetues si qëndrim” u shpreh Olli.

Rritja e biletës

Rritja e çmimit të biletave është një afërrë e hapur korruptive shtoi Olli. “Rrritja e çmimit të biletës është bërë  në mungesë të plotë dhe është një aferrë e pastë korruptive. Unë jam i bindur se pretendimi i kompanive të transportit të cilat janë drejtpërdrejt janë financues të bashkisë, pretendimi në lidhje me rritjen e çmimit të biletës mund të shkojë më shumë se 70 lekë. Për bilete e studenti nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi pasi Veliaj po tregohet shumë arrogant” tha Olli.

Implementimi i projektit për parkingje

“Është një makth i vërtetë për qytetarët . Njerëzit do të detyrohen jo vetëm të paguajnë kartën e rezidence të heq nga pagesa vetën në rastin se ti je në vendin tënd të banimit. Por nga ana tjetër do centimetër që do të lëvizësh nga lagjja ku banon për të parkuar do detyrohesh që të bësh pagesa ekstra. Njerëzit do ta kenë të pamundur që të lëvizim me automjete e tyre qoftë dhe për probleme të tyre familjare” vazhdoi Olli .

Mungesa e transparencës

“Mungesa e transparecës Instituti për Transparencë e vlerësoi bashkinë e Tiranës me notën 4 për një mungesë të madhe të transparencës. Projekti me bashkinë e Veronës për një bashkëpunim të përbashkët me bashkinë e Tiranës ku kjo e fundit do të jetë aksionere më një buxhet diku tek 3 milin lekët, projekt i cili ka të bëjë me pastrimi i qyteti mbledhjen e mbetjeve urbane etj . Nuk po tenderohet por  po jepet me koncesion por pa tenderim. Në bazë të vetë dekomentacionit është bashkai numër një që ka realizua mbi 30 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë.  Ku në fak këto tenderime janë shumë specifike dhe ndodhin vetëm në raste emergjencash, dhe kjo është në kundërshtim me ligjin. Festimet për Vitin e Ri i është dhënë një kompanie që prej 2009 e cila figuron me borxhe.  Ne i keni kërkuar transparencë dhe për  për çështjen e liqenit për çështjen e të larguarve nga punë në mënyrë të paligjshme. Vendimet e gjykatës gjithmonë kanë që në anë të qytetarëve. Pasi u kanë dhënë të drejtë se janë larguar në mënyrë të paligjshme nga puna. Abuzimi me detyrën është i jashtëzakonshëm. Papunësia në Tiranë është rritur shumë” përfundon Olli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here