Çmendojnë VIP-at për Shën Valentinin?

0
147

vipat per shen valentin

Para dy ditësh ishte një ditë për të dashuruarit, por një pikëpyetje e madhe qëndron se si vipat e kanë menduar këtë ditë? Aktori britanik Jude Law ka thënë: “Unë nuk e festoj, por ajo që më pëlqen në këtë ditë është se fëmijët e mi më dërgojnë kartolinë edhe çokollatë dhe shpresoj që edhe këtë vit të kujtohen dhe të më dhurojnë”. Ndërsa komediani Hugh Jackman, i nominuar për “Oscar”, është shprehur: “Kjo është një ditë e veçantë ndryshe nga të tjerat, por surprizën që kam për gruan nuk dua ta tregoj pasi ajo mund edhe të ma zbulojë”. Aktori Matt Demon ka thënë: “Një darkë romantike do të ishte shumë mirë për të”. Ndërsa aktorja Kate Hudson tha: “Kur je një mama, Shën Valentini është i mrekullueshëm të jesh pranë të gjithë familjes”. Reperi Florida në përgjigjen e tij për ditën e Shën Valentinit, tregoi anën e tij të butë, por për sa i përket festimit ai ka treguar se ende nuk ka gjetur të duhurën për ta festuar por do të jetë një ditë e përkushtuar ndaj mamasë time.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency