Një trafik droge drejt Italisë ka mbetur në tentativë, teksa janë zbuluar nga policia.
Uniformat blu kanë sekuestruar një gomone në Karaburun të Vlorës, e cila do të nisej drejt brigjeve italiane.
Në mjetin lundrues u gjetën rreth 1 ton kanabis sativa të paketuara. Lënda narkotike pritet të peshohet për të mësuar peshën e saktë të sasisë së kanabisit.
Sapo panë forcat e policisë, trafikantët braktisën gomonen dhe u larguan me këmbë. Ata janë shpallur në kërkim.