Ekonomi Bashkimi Evropian i propozon FIFA-s “taksën e transferimeve”

0
262

 Marrë nga “Corriere.it”

bashkimie europianPropozimi i FIFA-s qëndron mbi faktin që tërë ato klube që do të shitblejnë lojtarë mbi një shifër të caktuar duhet që të paguajnë edhe një taksë

 

Një taksë për transferimet e lojtarëve. Duhet një “taksë fair play” mbi të ardhurat e transferimeve “të kripura”. Kjo do të ishte një mënyrë për të shpërndarë drejt paratë që xhirojnë lëvizjet e futbollistëve. Me këtë sistem skuadrat e varfra do të përfitonin më shumë para nga ato të pasurat.

 

Objektivi

Pikësynimi i vërtetë i Bashkimit Evropian është që të vendosë një ekuilibër midis shoqërive të futbollit.

Ndërsa në plan të dytë mendohet se një lëvizje e tillë do të reklamonte më shumë transferimet e lojtarëve. Këto të dyja janë idetë që ka prezantuar Komisioni Evropian në një studim të bërë publik dje. Në thelb, Brukseli ka nxjerrë “kartonin e verdhë”, duke penalizuar ndihmat e tepruara të transferimeve të lojtarëve dhe mungesën e barazisë të kushteve në botën e futbollit.

 

Rritja e transferimeve

Në një studim Komisioni Evropian kalkulon se në total shpenzohen plot tre miliardë euro në një vit për transfertat e lojtarëve. Kjo shifër është rritur plot shtatë herë mes viteve 1995 dhe 2011, ndërsa numri i lojtarëve që kanë ndërruar skuadër, është rritur vetëm tri herë.

 

Në xhepat e të varfëve

Nga shumat që dhamë më lart, vetëm 2% shkon në kasat e skuadrave të varfra dhe atyre amatore. Komisioni është i mendimit se kjo tendencë, nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë, do të dëmtojë shumë futbollin evropian. Një nga efektet anësore mendohet të jetë edhe ulja e investimeve për të gjetur talente të reja.

 

Kërkesa

Nga përfundimet e këtij studimi, Komisioni Evropian mendon që t’i kërkojë FIFA-s të ndryshojë rregullat e merkatos. “Tani do të hidhet ideja që të vihet një taksë për transferimet që kalojnë një shifër të caktuar. Shifra në fjalë do të ndihmojë për të ndarë më drejtë paratë e skuadrave më të pasura”, – lexohet në një notë të bërë publike nga Komisioni Evropian.

 

Numri i lojtarëve

Shifra që duhet të paguhet dhe kuota që do të “aktivizojë” këtë taksë, mendohet se do të caktohen prej FIFA-s. Komisioni propozoi që të rishikohet edhe numri i lojtarëve për një skuadër. Ndërkohë, një tjetër propozim flet për të shkurtuar periudhën e mbrojtjes së një lojtari që gjatë së cilës mund të largohet nga klubi vetëm nëse jep konsensusin e vet. Pra, tani ky rregull është se deri në 28 vjeç lojtari ka tri vite kohë për të dhënë konsensusin për t’u larguar. Ndërkohë, më pas numri i viteve të “reflektimit” shkon në dy. Sipas Komisionit, këto klauzola u lejojnë lojtarëve që t’i rrisin më shumë çmimin kartonit të tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency