E tmerrëshme/ Gjendet i vdekur aktori i njohur i “O sa mirë”

0
297

Një person është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën Gjakovë – Goden
“Me datë 24.04.2018, në orën 07:50, stacioni policor Gjakovë, është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit, gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjakovës.

Tribuna Channel mëson se bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “Gjakovari” në serialin “O sa mirë”. I ndjeri në të kaluarën po ashtu ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”. “Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here