Hoxhaj uron John Kerryn

0
159

Enver Hoxhaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami urimi ka përshëndetur vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Barack Obama, për të nominuar senatorin John Kerry, për sekretar të Shtetit të SHBA-ve.

Në letër, ministri Hoxhaj ka shprehur vlerësimet më të larta që populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë për personalitetin e senatorit Kerry.

“Bazuar në vlerat që i bashkojnë dy vendet tona dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqe, liri dhe siguri, Republika e Kosovës i gëzohet nominimit tuaj për pozitën e sekretarit të Shtetit të SHBA-ve”, thotë Hoxhaj, duke shtuar se senatori Kerry është një personalitet me eksperiencë të gjatë dhe një përkrahës i aspiratave dhe përpjekjeve të popullit të Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës shpreh mirënjohje për kontributin dhe përkrahjen e madhe që senatori Kerry ka dhënë për Kosovën në proceset e deritashme. /Telegrafi/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency