Përfaqësuesit e PD-së: Në mandatin tjetër do të vijojë politika e taksave të ulëta

0
187

Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror, kanë vijuar takimet me bizneset, për t’u njohur më nga afër me problematikën e përditshme, klimën e këtij biznesi dhe për të reflektuar atë në vendimmarrje dhe në rregullat me të cilat pushteti vendor dhe qendrorë i shërben këtyre bizneseve. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes Eno Bozdo, si dhe deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska, janë takuar me biznesmenë, të cilët ushtrojnë aktivitetin tek Pazari i Ri, njësia bashkiake numër 2. Zoti Bozdo i siguroi të gjitha bizneset, operatorët ekonomikë në Shqipëri që edhe në mandatin tjetër të qeverisjes së Partisë Demokratike 2013-2017, nuk ka për të pasur rritje taksash, madje do të shikohen të gjitha mundësitë për të vijuar me politikat lehtësuese për ta. “Së pari duam që të sigurojmë të gjitha bizneset, operatorët ekonomikë në Shqipëri që edhe në mandatin tjetër të qeverisjes së Partisë Demokratike 2013-2017, nuk ka për të pasur rritje taksash. Taksat do të mbahen në këtë nivel”, – tha ai. Ndërsa zonja Përnaska tha se ishte zoti Rama, që arriti të realizojë deri në fund skenarin e tij bllokues, duke mos votuar tre projektligjet, që prej kohësh priteshin në Parlament, për të marrë edhe votën e opozitës. “Unë besoj se çdo shqiptarë nuk ndihet mirë për faktin që Shqipëria nuk arriti të marri statusin kandidatë për në Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër është e qartë nga gjithë qytetarët e vendit që ishte zoti Rama që arriti të realizojë deri në fund skenarin e tij bllokues, duke mos votuar tre projektligjet që prej kohësh priteshin në Parlament, për të marrë edhe votën e opozitës. Pavarësisht këtij momenti, ajo që edhe njëherë ne konfirmojmë është se qeverisja e Partisë Demokratike, do të vazhdojë akoma më fuqishëm me të gjitha reformat e saj për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për t’i dhënë një frymëmarrje akoma më të madhe biznesit dhe për të çuar akoma më tej progresin e këtij vendi”, – tha Përnaska. Përfaqësuesit e biznesit të vogël kanë vlerësuar uljen e taksave nga qeveria dhe së fundmi nga administrata e re e bashkisë, sikundër i kanë quajtur premtimet e Ramës paradokse, në lidhje me taksën zero.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency