Rumania shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t!

0
115

Nga Petrit Vasili

Meqenëse Tao & co duan një shembull nga një një vend i BE dhe anëtar i NATO-s, se si Presidenti ngrihet në lartësinë e misionit mbrojtjes Kushtetutes dhe sundimit të ligjit duke u përballur me qeverinë e kapur nga krimi atëherë po i japim Rumaninë.

Për Tao-n është edhe me e lehtë falë rumunçes, që e njeh jo vetëm se i duhej për shkollë, por edhe për të tjera….punë!

Tre vjet më parë Presidenti Iohannis në krye të dhjetra mijra qytetareve rumunë deklaronte:

“Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Eshtë e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë,” thoshte Iohannis në shesh.

Liviu Dragnea në atë kohë Kryetar i partisë në pushtet dhe njëherazi Kryetar i Parlamentit rumun deklaroi për veprimet e presidentit Iohannis se:

“një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese”.

Populli rumun qe e kishte votuar ne mandatin e pare Presidentin me 53% te votave e votoi në mandatin e dytë me 66% të votave sepse Presidenti Iohannis u vu në krah të popullit dhe Kushtetutës.

Ja në Foto Presidenti Iohannis në mes të mijra protestuesve.

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here