Meta: LSI mbështet reformat e vërteta

0
134

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në konferencën e të zgjedhurve vendorë ditën e djeshme duke vlerësuar punën e disa prej të zgjedhurve vendorë e ka vënë theksin tek decentralizimi i pushtetit vendor dhe kërkoi prej tyre që të nxisin punësimin. “Ne jemi për reformat ë vërteta dhe jo për reforma në letra. Kur unë kam bërë reformën e decentralizimit e kam bërë me bindje të plotë por pas 12 vjetësh shohim që kjo reformë po bllokohet dhe këtë e kanë përjetuar më tepër kryetarët e bashkive dhe komunave që janë në vështirësi për të realizuar edhe shërbime më jetike dhe më esenciale për komunitetin. LSI-ja nëpërmjet edhe dy ministrave të cilët ndodhen në qeveri duhet të mbështesë më fort ecurinë e decentralizimit të pushtetit vendor”, – tha Meta.
Për sa i përket punësimit, Meta tha se është një çështje që i takon edhe të zgjedhurve vendorë, duke mbështetur investitorët, të cilët bëjnë të mundur edhe krijimin e vendeve të reja të punës. Gjatë fjalës së tij Meta ngriti shqetësimin për gjendjen e rrugës Lushnjë-Berat e cila ka ndikuar edhe në uljen e numrit të turistëve në qytetin muze. “Në këtë qytet ka rënë numri i vizitorëve, në një kohë që në të gjithë vendin është rritur. Në rast se ecet me idenë se në Berat i kemi dy deputetë të sigurt ndaj edhe nëse s’bëjmë investime ka pak rëndësi, unë mendoj që ky është diskriminim, dhe ne jemi kundër diskriminimit”, – vijoi Meta. Në përfundim të takimit u miratua edhe një rezolutë e të zgjedhurve vendor.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency