Lorik Cana në mbrojtje të Rita Orës

0
114

Ndarja e superyllit shqitpar, Rita Orës, nga ylli televiziv Rob Kardashian dhe fyerjet e këtij të fundit ndaj këngëtares sonë nuk kanë kaluar pa u komentuar as nga superyjet e tjerë shqiptarë. Lorik Cana nuk e ka lënë aq lehtë të kalojë Rob Kardashianin, i cili kishte thënë se Rita është tradhtare, lavire dhe se e ka tradhtuar me 20 meshkuj tjerë. “Ajo më tradhtoi me afro 20 meshkuj dhe nuk e di as vetë se me sa ka fjetur në kohën kur nuk kemi qenë bashkë. Njerëz, 20 meshkuj?”, – kishte thënë Rob duke shtuar se është i gërditur nga femrat, duke thënë se nuk beson se si Rita me karrierë të re po arrin të merret me aq shumë djem. Sidoqoftë, ashpër ka reaguar Lorik Cana, i cili e ka mbrojtur Ritën, duke thënë se vajzat shqiptare askush nuk guxon t’i prekë. “Rita meriton përkrahjen e shqiptarëve, askush nuk mund të sulmojë një vajzë tonën”, – kishte shkruar Cana në Instagram. Ndarja e Rita Orës dhe Rob Kardashianit është prej romancave më të përfolura kohëve të fundit, që ka pasur një fund jo të mirë, marrë parasysh dhe relacionet e përkryera që këngëtarja jonë kishte krijuar me yjet botërore si Kim Kardashian, që është motra e Robit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency