Babai i mbyll në veturë në temperatura të larta, vdesin binjaket 3 vjeçe e gjysmë

0
154

Babai i binjakeve një vjeç e gjysmë është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje, pasi vajzat e tij janë gjetur të vdekura brenda një veture.

Ato nuk kanë mundur t’i rezistojnë temperaturave të larta sepse babai i tyre i kishte mbyllur në veturë për orë të tëra.

Asa North, 24-vjeçar, la vajzat e tij të vogla Arielin dhe Alaynah në ulëset e pasme të veturës derisa temperaturat kalonin 32 gradë celsius.

Binjaket janë gjetur të vdekura nga babai i tyre, i cili me dëshpërim tentoi t’i ringjallte, raportojnë mediat në Georgia të SHBA-ve.

“Ne besojmë se ato janë lënë në veturë për një kohë të gjatë”, ka thënë kapiteni i policisë, Chris Dobbs.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here