Bleona: Do të jem nëna e një qeni…

0
137

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti dikur shumë e suksesshme në Shqipëri dhe në vise të tjera shqiptare me këngët e saj është duke kërkuar edhe në SHBA ku deri më tani ka publikuar këngën e saj të parë në bashkëpunim me Timberland, “Pass Out”. Kjo këngë thuhet se do ta paraprijë albumin e saj të parë, i cili besohet se do të dalë në shitje shpejt. Derisa të dalë në shitje, këngëtarja ka thënë se do të jetë nëna e një qeni, pasi fëmijët janë për plane më afatgjata. “Unë kam blerë një qen momentalisht, Xhonin me të cilin merret mami. Ndoshta fëmijë nga viti tjetër. Ose të them më mirë kur të ketë dalë albumi. Besoj. E kam këtë plan”, – pohoi ajo. Pothuajse të gjitha këngët e vjetra të Bleonës u shndërruan në hite, por bujë të madhe pati bërë kënga “Ti nuk din as me ma lyp”. Përmes kësaj kënge, ajo ironizonte “paaftësinë” e meshkujve për ta bërë për vete. Tani për Bleonën gjërat kanë ndryshuar, por jo aq edhe mendimi i saj. “Ka dhe që dinë me ma lyp. Megjithatë, me keqardhje shumë të madhe them që ky fenomen ekziston akoma në Shqipëri. Ja… Gani dinte me ma lyp”, – tha ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency