Keqtrajtoi të riun e arrestuar për një flamur, pezullohet efektivi komisariatit nr. 2

0
245

Pezullohet efektivi i komisariatit nr. 2 që u kap nga një kamerë amatore duke keqtrajtuar një të ri, gjatë arrestimit për akuzën e vjedhjes së një flamuri, që ishte varur në rrugë nga Drejtoria e Dekorit në Tiranë. Vendimi për pezullimin e efektivit të policisë është marrë ditën e djeshme nga Policia e Shtetit, ndërkohë që lidhur me këtë rast është nisur një hetim nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët janë duke verifikuar me imtësi të gjitha detajet e këtij incidenti të shfaqur në publik nga një video amatore. Efektivi i policisë shfaqet në video duke qëlluar me pëllëmbë të riun, teksa e kishte prangosur atë. Goditjet janë bërë kur i riu së bashku me efektivin e komisariatit nr. 2 janë drejtuar tek një makinë policie, duke e shoqëruar më pas në komisariat. Efektivët e policisë sqarojnë se kolegu i tyre që është kapur nga një kamerë amatore, është një nga efektivat më të rregullt të komisariatit dhe se nuk pajtohen me vendimin për pezullimin nga puna të tij. Aktualisht, çështja është në hetim dhe shumë shpejt SHKB pritet të dalë me një konkluzion konkret rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency