Meta: Ligjet që bën djali i Kristaqit e nipi i Kolekës, do t’ia fus atje ku ku i shijon më shumë

0
112

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u tregua i ashpër sot pasi u pyet për dy iniciativat që janë në kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai bëri një paralajmërin edhe për ata që do të prekin votat.

“Ligjet që bën djali i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama, ligjet që bën nipi i Spiro Kolekës, unë me tolerancën më të madhe do tia fus atje ku e shijon më shumë ai. Të gjithë ata që mendojnë se do ekzekutojnë pluralizmin politik do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës, dashnores së Musolinit. Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati 10 komisione hetimore dhe 1 komision është për Bashkinë e Tiranës që ka të bëjë me korrupsionin e dosjeve. Sa i takon Ram-bashistëve vrimë miu nuk do të ketë për ta. E di Rama që unë i mbaj premtimet. Piktori i Sigurimit të Shtetit, Edvin Kristaq Rama duhet ta dijë shumë mirë që do të përgjigjet deri në një për shkeljet e ligjit. Ai e di, por e bën që të trimërojë të tjerët, do ti përdorë siç përdori Sajmirin, Lefterin dhe Alqin”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here